Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Larte Finance

    Specialist i Larte Finance
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eKontabilitet | Audit
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Specialist i lartë Finance
    Departamenti: Financë
    Vendndodhja: Zyra Qëndrore
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Specialisti i Lartë i Financës ndjek dhe përgatit raportimet financiare mujore të projekteve ndërtimore, duke siguruar përputhshmëri me IFRS dhe legjislacionin fiskal. Roli përfshin monitorimin e ecurisë financiare të projekteve, inventareve, cash flow-t, si dhe asistimin në mbylljen e bilanceve, auditime dhe raporte menaxheriale.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Ndjek dhe përgatit raportimet mujore financiare të lidhura me projektet e shoqërisë;
    Përgatit dhe monitoron raportime të ndryshme financiare, përfshirë;
    Raportime sipas standardeve IFRS
    Raportimin e aseteve të shoqërisë
    Deklarimet e librave të blerjes dhe shitjes
    Monitorimin e koeficientit të kreditimit të TVSH-së
    Analizon rezultatet e inventarit të aseteve dhe materialeve të projekteve qe ndjek;
    Koordinon dhe udhëheq procesin e inventarit për materialet e projekteve qe ndjek.
    Asiston në mbylljen e bilancit vjetor dhe në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore
    Asiston në ndjekjen dhe përmbushjen e kërkesave të auditorëve gjatë procesit të auditimit.
    Ndjek projektin ndërtimor nga faza fillestare deri në dorëzimin tek investitori, duke përfshirë:
    Kontabilizimin e veprimeve në sistem
    Shkarkimin e magazinave
    Analizën e inventarit të projektit
    Kontrollon dhe analizon shpenzimet suplementare të projektit
    Ndjek raportet e progresit dhe monitoron ecurinë financiare të projektit
    Verifikon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes te projekteve ndertimore qe ka ne ngarkim, në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
    Kontrollon kontabilizimin e faturave te blerjes dhe shitjes ne perputhje me Legjislacionin Fiskal ne Fuqi;
    Ndjek deklarimet mujore te Librave te Blerjes dhe te Shitjes, TVSH, tatim ne burim;
    Rakordon dhe kontrollon llogarite e arketueshme dhe te pagueshme ne menyre periodike;
    Krijon, Koordinon dhe Monitoron raporte qe gjeneron departamenti i finances ne perputhje me kerkesat e menaxhimit te shoqerise;
    Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, sugjeron përmirësime per procedurat ekzistuese ne funksion te punes dhe rritjes se efikasitetit;
    Pergatit dhe analizon cash flow-n e shoqerise ne menyre periodike;
    Kontrollon ne menyre te detajuar shpenzimet dhe te ardhurat mujore te realizuara;
    Ndjek procesin e inventarit te Aseteve si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik per asetet e shoqerise;
    Ndjek procesin e inventarit Fizik si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik te artikujve te magazines;
    Bashkëpunon me auditoret e shoqerise gjate proceseve audituese;
    Asiston ne pergatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore;
    Asiston ne pergatitjen e buxheteve vjetore, si dhe planeve të biznesit;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet ne nivel Master, ne deget Finance/ Kontabilitet
    Kualifikime të tjera:
    Minimumi 5 vite përvojë në fushën e financës/kontabilitetit.
    Njohuri të avancuara të kontabilitetit financiar dhe raportimit sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)
    Njohuri të mira të legjislacionit fiskal (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi)
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
    Aftësi të mira komunikuese dhe raportuese
    Punë efektive në ekip dhe bashkëpunim ndërfunksional
    Aftësi për të menaxhuar situata komplekse
    Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
    I/E orientuar drejt identifikimit, ndjekjes dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjeve dhe problematikave,
    Njohuri në përdorimin e sistemeve finaniare (psh. Navision)
    Njohuri të mira të gjuhës angleze, në nivel profesional
    Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi (preferohet)
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    Afati i dorëzimit: 24/01/2026
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X