Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune JURIST/E

    Tirane, ofroj vend pune JURIST/E
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania "ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION shpk" kërkon të punësojë JURIST/E
    PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
    Juristi është përgjegjës për ofrimin e këshillave ligjore, hartimin dhe verifikimin e dokumenteve juridike, përfaqësimin e kompanisë në procese administrative dhe gjyqësore, si dhe sigurimin që aktivitetet e organizatës të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi
    DETYRAT KRYESORE:
    Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e proçedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
    Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
    Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë.
    Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjygjësore.
    Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që i kërkohet nga shoqëria.
    Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.
    KRITERET KRYESORE:
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
    Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanërisht të Drejtës Civile të Proçedurës Civile, Tregtare, Administrative dhe të Kodit të Punës.
    Të ketëTitull Avokati.
    Të ketë 10 vite përvojë pune të mëparshme si Jurist ose Avokat.
    Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (me çertifikatë).
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “AHC shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X