Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Projekt Menaxher i Operacioneve dhe Utiliteteve

    Projekt Menaxher i Operacioneve dhe Utiliteteve
    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Projekt Menaxher i Operacioneve dhe Utiliteteve
    Vendndodhja: Palasë
    Përmbledhja e Pozicionit: Ka përgjegjësi strategjike dhe operative për funksionimin pa ndërprerje, monitorimin, mirëmbajtjen dhe integrimin teknik të të gjithë infrastrukturës dhe utiliteteve kritike të territorit Green Coast dhe zonave përreth tij. Qëllimi kryesor është sigurimi i standardeve të larta teknike, sigurisë operacionale dhe vazhdimësisë së shërbimeve, në përputhje me politikat dhe objektivat e kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Menaxhimi Operacional dhe Teknik
    Menaxhon sistemin e furnizimit me ujë, duke përfshirë veprat e marrjes, rrjetin, depo qendrore dhe shpërndarjen drejt objekteve funksionale dhe aseteve;
    Monitoron dhe përgatit ndërhyrjet e planifikuara dhe emergjente në rrjetet KUN, përfshirë sistemet e menaxhimit, trajtimit dhe pompimit drejt impianteve të trajtimit (ITUNE/impianti biologjik);
    Menaxhon rrjetin e ujërave të bardha, sistemet e drenazhimit dhe menaxhon prurjet gjatë periudhave të larta reshjesh.
    Mbikëqyr rrjetin elektrik TM/TU, kabinat elektrike dhe dhomat e paneleve, duke garantuar stabilitet dhe gatishmëri 24/7;
    Administron sistemet e integruara elektrike dhe mekanike, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe ndërhyrje në kohë;
    Monitoron dhe koordinon mirëmbajtjen e sistemeve të ndriçimit publik dhe teknik;
    Menaxhon rrjetin e telekomunikacionit (internet, fibra optike, sinjal komunikimi);
    Monitoron dhe koordinon mirëmbajtjen e infrastrukturës në territor, si dhe shërbimet ndihmëse: menaxhimin e mbetjeve urbane, dezinfektim, deratizim, dezinsektim, mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe hapësirave publike etj.
    Planifikim, Koordinim dhe Raportim
    Harton dhe zbaton planet e mirëmbajtjes parandaluese dhe ndërhyrjeve korrigjuese;
    Koordinon dhe mbikëqyr kontraktorët teknikë dhe ekipet operacionale;
    Përgatit raporte teknike periodike dhe analizon performancën e sistemeve;
    Identifikon dhe zbaton përmirësime të vazhdueshme në proceset teknike dhe operative;
    Planifikon burime teknike dhe materiale në bashkëpunim me menaxherët e njësive rezidenciale, akomoduese dhe komerciale;
    Komunikon dhe bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe operatorët e licencuar për garantimin e përputhshmërisë teknike dhe ligjore;
    Monitoron cilësinë e ujit të detit dhe raporton për garantimin e standardeve shëndetësore;
    Menaxhon të gjitha kontratat e lidhura me ofrimin e shërbimeve teknike dhe operative;
    Menaxhim ekipesh
    Drejton, organizon dhe motivon stafin teknik dhe operativ në mënyrë që të sigurohet efikasitet maksimal dhe zbatim korrekt i procedurave;
    Cakton objektiva, vlerëson performancën dhe zhvillon planet e trajnimit për anëtarët e ekipit;
    Siguron ndarjen efektive të detyrave dhe ndjek përmbushjen e tyre brenda afateve;
    Nxit bashkëpunimin ndërmjet ekipeve teknike dhe departamenteve të tjera për garantimin e funksionimit të unifikuar;
    Edukimi: Diplome Inxhinieri Mekanike/Inxhinieri Elektrike/ Elektronike/Automatizim
    Kualifikime të tjera:
    Minimumi 7+ vite eksperiencë në menaxhim teknik infrastrukture, utilitetesh, dhe eksperience ne kompani ndertimi, ne profil mekanik dhe/ose elektrik ne resorte apo zhvillime te tjera qe perfshijne infrastrukture rrugore dhe inxhinierike;
    Njohuri të thelluara në konfigurimin, interpretimin dhe testimin e sistemeve elektrike dhe mekanike;
    Aftësi shumë të mira në planifikimin e projekteve, buxheteve dhe optimizimin e proceseve operative;
    Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve teknike dhe në koordinimin e kontraktorëve të jashtëm;
    Njohuri dhe përdorim i mirë i AutoCAD dhe MS Office (avantazh);
    Njohuri të mira të gjuhës angleze, veçanërisht të terminologjisë teknike;
    Aftësi të forta analitike, komunikimi, koordinimi dhe vendimmarrjeje;
    Orientim drejt rezultateve, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me afate;
    Tregon fleksibilitet dhe përkushtim ekstra për të siguruar vijimësinë e operacioneve gjatë sezonit.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit: 26/11/2025
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X