Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Punonjës Përkujdesi – Care workers

    Punonjës Përkujdesi – Care workers
    Ne jemi Elite Jobs International, lider në industrinë ku operojmë jo vetëm me rrënjë dhe ekspertizë lokale por edhe pjesë e rrjeteve globale, dhe një pasion për vendosjen e personit të duhur në punën e duhur.
    Për një nga klientët tanë në Angli (UK), një shtëpi kujdesi për fëmijët me autizëm dhe vështirësi në të mësuarit apo nevoja të tjera emocionale, po kërkojmë:

    Përgjegjësitë kryesore:

    Të siguroni që të gjitha detyrat e detajuara në Planin e Kujdesit të kryhen me përpikmëri.
    Të ndihmoni fëmijët me autizëm të jetojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe zhvillimit të aftësive për një jetesë të përditshme sa më normale.
    Ruajtja e konfidencialitetit dhe angazhimi për të mos i dhënë informacion palëve të treta, përveç rasteve kur pëlqimi për ndarjen e informacionit është dhënë me shkrim.
    Ofroni ndihmë praktike dhe mbështetje emocionale që mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e individëve dhe familjeve të tyre.
    Mbështetni dhe ndihmoni me procese si gatimi dhe pastrimi.
    Ruajtja sa më shumë e pavarësisë dhe dinjitetit të klientit.
    Kërkesat e Profilit:

    Minimumi 1 vit përvojë pune me fëmijë me autizëm dhe aftësi për të krijuar një plan mbështetës të individualizuar (pranohen aplikime dhe nga individë të cilët janë kujdesur për dike me autizëm në rrethin familjar).
    Aftësia për të ndihmuar në identifikimin e qëllimeve të tilla si rritja e pavarësisë, aftësitë sociale dhe aftësitë e komunikimit.
    Të keni një natyrë miqësore dhe empatike.
    Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
    Niveli i gjuhës Angleze: i/e aftë për të kaluar IELTS UKVI General Training me një rezultat overall B1;
    E gatshme të zhvendoseni sapo të dale viza e punës
    Si të aplikoni:
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre CV në Anglisht në: [email protected] dhe/ose https://elitejobs.org/jobs/angli-pun...i-care-worker/ duke përcaktuar rolin për të cilin aplikoni. Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave personale". Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

     




    Apply











    Last edited by a moderator: 02.02.2024, 13:18




    Rruga Pjeter Budi, 1001, Tirane
    Zyra 6, Pallati Rogerd (perballe Restorant Floges)

    [email protected] +355 68 3878217
Working...
X