Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist/e Higjiene dhe Cilësie

    Specialist/e Higjiene dhe Cilësie
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
    Gjuha
    anglisht
    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 94 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Pozicioni: Specialist/e Higjiene dhe Cilësie
    Departamenti: I Higjienës dhe Cilësisë
    Vendodhja: Tiranë
    Roli: Specialisti i Higjienës dhe Cilësisë sigurohet që Higjiena dhe Cilësia e produkteve dhe Marketeve në përgjithësi të jetë në përputhje me standartet e kompanisë.
    Detyra dhe Përgjegjësi:
    • Përgjegjës për të ruajtur kushte shumë të mira të higjienës, për të siguruar kushte pune të sigurta në departament;
    • Njeh procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proçeset e shitjeve, pastërtisë dhe higenës në department;
    • Suporton dyqanin gjate kontrolleve nga autoritet shteterore
    • Kontrollon dhe monitoron dergimin e porosive te importit per depatamentet e te fresketave se bashku me Dep. e blerjeve dhe dërgon raport tek Menaxheri i Higjienës dhe Cilësisë.
    • Ben sugjerime ne ruajtjen konstante te stokut dhe asortimentit te para percaktuar per dyqanin si dhe sugjerime bazuar ne vlera shitjesh apo dhe shrinkage per te mare masa ne dyqan duke delistuar produkte qe nuk i pershtaten zones dhe preferencave te klienteve dhe e anasjellta.
    • Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitete të tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
    • Ben ndryshime ne implementim dhe sistemime ne dyqane persa i perket dep.te te fresketave.
    • Ben perkthimin e produkteve te reja te importit.
    • Siguron trainimet punonjësve të departamentit mbi asortimentin dhe vendosjen e produkteve.
    • Ndihmon në grumbullimin e të dhënave nga dyqanet dhe mbarevajtjen ne procesin e Write-off dhe dërgon raporte dyjavore për procesin.
    Kërkesat:
    a.Edukimi:
    - Preferohet të ketë kryer studimet e larta ne nje dege te ngjashme.
    b.Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune në profile të ngjashme.
    c.Kualifikime të tjera:
    -Njohuri të mira të MS Office.
    -Njohuri të gjuhës Angleze.
    d.Aftesi të tjera:
    • I aftë të punojë në grup.
    • Aftësi shumë të mira komunikimi.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin
    ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    Afati i dorëzimit: 15/11/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X