Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Infosoft Office sh.p.k, lider në tregun shqiptar në tregtimin e artikujve kancelarikë për zyra, shërbimeve të printimit etj, po kërkon një Menaxher Shitje me përvojë që të bëhet pjesë e ekipit tonë energjik dhe ambicioz.
    Kërkojmë një profesionist që:
    Ka përfunduar arsimin e lartë;
    Ka të paktën 3 vite eksperiencë të suksesshme në menaxhim shitjesh;
    Ka aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikuese;
    Është analitik dhe di të interpretojë performancën e shitjeve, objektivat dhe tendencat e tregut;
    Ka njohuri të avancuara në MS Project, MS Office, PowerPoint etj.;
    Ka aftësi të forta bashkëpunuese dhe di të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët;
    Ka eksperiencë në përgatitjen e raporteve dhe propozimeve komerciale;
    Është në posedim të Lejes së Drejtimit, kategoria B.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Identifikon dhe zhvillon klientë të rinj, duke ndërtuar mundësi të reja për rritje të shitjeve;
    Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për produktet e kompanisë;
    Analizon kërkesat e klientëve dhe përshtat zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre;
    Përgatit dhe menaxhon raportet e shitjeve dhe aktivitetet periodike sipas kërkesave të eprorit;
    Ka njohuri të detajuara mbi produktet dhe shërbimet e Infosoft Office;
    Përgatit prezantime profesionale dhe propozime komerciale për klientët strategjikë.
    Pse t’i bashkoheni Infosoft Office?
    Jeni pjesë e një kompanie lider dhe me reputacion në treg;
    Punoni në një ambient profesional, bashkëkohor dhe bashkëpunues;
    Keni mundësi të zhvilloni karrierën tuaj në fushën e shitjeve dhe menaxhimit të biznesit;
    Merrni mbështetje dhe trajnime të vazhdueshme për zhvillimin tuaj profesional.
    Dërgo CV-në dhe letrën e motivimit në adresën: [email protected]
    (Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.)
     
    Apply

    Gjergji Center.Rr. "Murat Toptani", Tiranë, Shqipëri
Working...
X