Document Controller (Koordinator i Dokumentacionit Teknik) | Tiranë
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
ArkitektureInxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Përmbledhja e rolit: Document Controller (Koordinator i Dokumentacionit Teknik) është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.
Përgjegjësitë:
Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale);
Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje;
Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale;
Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania;
Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm;
Përgatitja e dokumentacionit për dorëzimin e objekteve;
Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit;
Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme);
Preferohet me eksperiencë në role të ngjashme (mbi 3 vjet);
Njohuri të mira të dokumentacionit tekniko-ligjor në fushën e ndërtimit;
Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Përfitimet:
Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
Përfshija në projekte sfiduese;
Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 31/10/2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply