Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Digital Champion

    Balfin Asset Management, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mix Use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Digital Champion
    Vendndodhja: Tiranë
    Raportim direkt tek: CEO i kompanisë
    Raportim indirekt tek: Digital Transformation Manager i Balfin Group

    Përmbledhja e Pozicionit
    Digital Champion është përgjegjës për rritjen e ambicies digjitale të kompanisë në përputhje me strategjinë digjitale të Grupit dhe strategjinë e biznesit të vetë kompanisë. Ai vepron si drejtues i ndryshimit për të sfiduar çdo aspekt të proceseve të vendosura.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
    • Analizon proceset e brendshme të kompanisë në bashkëpunim me palët përkatëse të interesit dhe identifikon fushat e përmirësimit;
    • Mbledh ide/shqetësime mbi proceset aktuale të përditshme nga të gjithë punonjësit e kompanisë;
    • Propozon iniciativa dhe/ose projekte për menaxhimin në formën e një propozimi të plotë standard, dhe merr miratimet përkatëse;
    • Konsulton projekt-propozimin me Ekipin e Inovacionit dhe DTM;
    • Vlerëson iniciativat/projektet për sa i përket rritjes së efikasitetit, reduktimit të kostos, investimeve të nevojshme, kohës dhe përpjekjeve, identifikimit të stafit dhe organizimit të ekipit të projektit, rezultatit të pritur, përcaktimit të KPI-ve dhe modelit të matjes, llogaritjes së ROI;
    • Kryen rolin e menaxherit të projektit ose bëhet pjesë e ekipit të zbatimit të projektit për iniciativat/projektet e caktuara/vendosura nga kompania;
    • Monitoron nga afër iniciativat/projektet digjitale të kompanisë dhe avancon agjendën digjitale të kompanisë në përputhje me strategjinë e grupit të transformimit digjital dhe strategjitë e biznesit të kompanisë;
    • Merr pjesë në mënyrë aktive në procesin e buxhetimit të kompanisë – udhëheqës i iniciativave/përfshirjes së projekteve digjitale;
    • Rrit ndërgjegjësimin digjital në kompani përmes komunikimit të shpeshtë të iniciativave të vazhdueshme, inovacioneve në industri, treg dhe teknologji;
    • Identifikon dhe bashkëpunon ngushtë me "talentet digjitale" për të përhapur dhe përvetësuar më mirë mendësinë digjitale;
    • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e IT-së për t'i dhënë përparësi, mbikëqyrur dhe zbatuar iniciativat digjitale;
    • Bashkëpunon me BNJ për të planifikuar dhe përfshirë trajnime të synuara për të ndërtuar aftësi specifike drejt digjitalizimit në planet e trajnimeve të punonjësve;
    • Raporton rregullisht statusin e nismave/projekteve digjitale tek struktura menaxhuese e kompanisë dhe DTM;
    • Organizon rregullisht takime mbi marrjen e feedback-ut nga klientët si pjesë e rishikimit të proceseve që lidhen me klientin, duke u fokusuar në përmirësimin e përvojës së tij në të gjitha kanalet;
    • Proaktiv në prezantimin dhe bashkërendimin e nismave/projekteve me kompanitë e tjera të Grupit me mbështetjen e DTM;
    • Merr pjesë në projektet digjitale të Grupit si anëtar i ekipit siç kërkohet dhe drejtohet nga DTM;
    • Përqendrohet në dhënien e vlerave dhe përmbushjen e KPI-ve sipas modelit të vlerësimit të performancës duke ndjekur fazat e ciklit inovativ: krijon sa më shumë ide digjitale të jetë e mundur, vërteton, prioritizon, i zbaton ato dhe monitoron realizimin e projekteve të implementuara me qëllim zbatimin e duhur të tyre e përmirësim të vazhdueshëm;
    • Përmirëson në mënyrë të vazhdueshme menaxhimin e njohurive, si faktor mundësues për fizibilitetin ndër-kompani dhe zbatimin e iniciativave ndërdigjitale;
    • Çdo detyrë, funksion tjetër kërkuar nga Supervizori.

    Edukimi dhe Eksperiencat
    • Të ketë përfunduar studimet në Informatikë Biznesi, Administrim Biznesi, apo degë të ngjashme;
    • Eksperiencë 2 vjeçare në fusha dhe pozicione të ngjashme biznesi, ku aplikohet modelimi inovativ, modele biznesi, analiza biznesi, ROI, PM, etj.

    Aftësitë e Kërkuara

    Aftësi Teknike:
    • Aftësi shumë të mira digjitale;
    • Aftësi shumë të mira në përdorimin e platformave të ndryshme digjitale, duke përfshirë ERP, CRM, e-Commerce;
    • Konfident në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme 1:1 dhe në grup me punonjësit;
    • Aftësi shumë të mira prezantuese;
    • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve.

    Aftësi të tjera:
    • Aftësi organizative duke siguruar që qëllimet e kompanisë të përmbushen në kohën e duhur;
    • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
    • Aftësi për të kryer analizat bazë të proceseve të biznesit;
    • Aftësi shumë të mira në menaxhim projekti;
    • Njohuri rreth proceseve të menaxhimit të ndryshimit;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
    • Aftësi për të transmetuar informacione dhe udhëzime në një mënyrë të qartë, të arritshme, të përshtatshme dhe të personalizuar;
    • Të menduarit në mënyrë inovative dhe inteligjente, të menduarit kritik dhe analitik;
    • Bashkëpunues dhe konsistent;
    • Gadishmëria për të kuptuar çështjet dhe barrierat që prekin punonjësit, klientët dhe vetë kompaninë, veçanërisht në lidhje me aftësitë dhe iniciativat digjitale.

    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e Aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     









    Last edited: Today at 10:47




    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X