Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Ligjor

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Ligjor
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Tipi
    me orar te plote
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri.
    u themelua në vitin 1995, si një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri.
    Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.
    Eurolab ka shpallur pozicionin vakant: "Specialist Ligjor"
    Përshkrimi i shkurtër i pozicionit të punës
    Pozicioni "Specialist Ligjor"mbështet aktivitetet e përditshme të departamentit ligjor përmes menaxhimit të dokumentacionit, ndjekjes së çështjeve ligjore, përgatitjes dhe përditësimit të kontratave dhe dosjeve, si dhe monitorimit të ndryshimeve ligjore.
    Roli përfshin bashkëpunim të ngushtë me stafin ligjor dhe ofron mbështetje në funksionimin korrekt dhe të strukturuar të departamentit.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Mbështetja Operacionale
    Mbulon detyrat operacionale të përditshme të departamentit, duke siguruar funksionimin efikas dhe të organizuar të tij.
    Menaxhimi i Dokumentacionit dhe Arkivimit
    Administron shkëmbimin e dokumentacionit dhe kujdeset për arkivimin korrekt dhe në kohë të të gjitha dokumenteve ligjore të departamentit.
    Evidentimi i Ndryshimeve Ligjore
    Ndjek zhvillimet dhe përditësimet e mundshme në kuadrin ligjor dhe njofton departamentin për çdo ndryshim që mund të ndikojë në aktivitetin e tij.
    Menaxhimi i Dosjeve Ligjore
    Harton, përditëson, menaxhon dhe monitoron dosjet ligjore dhe dokumentet përkatëse për secilën çështje ose projekt ligjor.
    Monitorimi i Çështjeve Ligjore
    Mbikëqyr dhe ndjek ecurinë e çështjeve ligjore specifike dhe administron të gjitha komunikimet e lidhura me to.
    Menaxhimi i Kontratave dhe Raportimi
    Harton dhe përshtat kontratat e nevojshme për veprimtarinë e biznesit, ndjek zbatimin e tyre dhe kryen raportimet përkatëse pranë Menaxherit të Departamentit Ligjor.
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
    Të ketë deri ne 3 vite experience pune, avantazh experienca dhe njohja e legjislacionit te Shoqerive Tregtare, Administrative, Civile.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
    Aftësi të shkëlqyera koordinuese dhe të punës në grup.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
    Mënyra e Aplikimit
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën [email protected]
    Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.
    Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.
    Shënime
    Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X