Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Korce, ofroj vend pune

    Korce, ofroj vend pune
    Korce

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shofer
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqiperi për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: Transportues. Kompania jonë po zgjeron ekipin dhe kërkon një Transportues të përkushtuar, i cili do të ndihmojë në procesin e ngarkim–shkarkimit dhe shpërndarjes së mallrave. Kandidati duhet të jetë energjik, i përgjegjshëm dhe i gatshëm për punë fizike në ekip.
    Detyrat kryesore:
    • Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave sipas udhëzimeve.
    • Transportimi i produkteve në magazinë dhe gjatë shpërndarjes.
    • Kujdesi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallrave gjatë lëvizjes.
    • Mbajtja e rendit dhe sigurisë në ambientet e punës.
    Përgjegjës për të gjitha marrëdhëniet me klientin që furnizohet.
    Përgjegjës për dorëzimin në kohë, destinacion të mallrave të porositura nga klienti.
    Përgjegjës për inventarin e mallit të marrë në dorëzim nga magazina dhe për dëmtimin e mallit gjatë transportit.
    Përgjegjës për masat administrative shtetërore per mall me dokumentacion jo sipas legjislacionit, të gjendur në mjetin e tij.
    Përgjegjës për arketimin e vlerave monetare të faturave të dala nga magazina, përjashtuar faturat që paguhen me bankë sipas kontratave të furnizimit.
    Mban pastër dhe mirëmban mjetin si dhe gjithe asetet në perdorim.
    Mirëmban mjetin nga ana teknike, njofton shefin e teknikës për mbarimin e afateve të dokumentacionit dhe kohën e shërbimit të mjetit.
    Ngarkon dhe shkarkon mjetin tek klienti.
    Përgjegës per masat administrative shteterore për shkelje te kodit rrugor.
    Njeh dhe zbaton Rregulloren e Brendshme të shoqerisë si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin nga kjo Rregullore.
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    Preferohet të ketë diplomë të shkollës së mesme ose ekuivalente me të.
    Patentë shoferi e vlefshëm për automjetet e transportit kategoria B
    Eksperience e mëparshme pune mbi 2 vite
    Gatishmëria për t'iu përmbajtur rrugëve të përcaktuara, oraret, procedurat e sigurisë dhe ligjet e transportit.
    Shënime:
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 30/09/2025
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Shenim
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
    Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X