Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Arkitekt në Zbatim | Durrës

    Arkitekt në Zbatim | Durrës
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Arkitekture
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
    Pozicioni: Arkitekt në Zbatim
    Vendndodhja: Durrës
    Përmbledhja e pozicionit: Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve si dhe të materialeve.
    Përgjegjësitë:
    Studion dhe njihet me projektin e zbatimit, plan-sistemimet e përgjithshme, projektin e infrastrukturës, specifikimet teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
    Sigurohet që materialet e dhëna të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit në përputhje me kostot dhe afatet e projektit;
    Përgatit në kohë vizatimet, detajet, azhornimet dhe raportimet periodike sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit dhe grafikut të punimeve;
    Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
    Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
    Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
    Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve;
    Njihet dhe zbaton procedurat e shoqërisë me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
    Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve.
    Kualifikimet:
    Diplomë në Arkitekturë;
    Eksperiencë pune mbi 2 vjet si arkitekt në zbatim;
    Të ketë aftësi kreative dhe organizuese;
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup;
    Të punojë i/e pavarur në projektim;
    Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
    Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
    Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional.
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 08.10.2025.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X