Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Document Controller (Koordinator i Dokumentacionit Teknik) | Tiranë

    Document Controller (Koordinator i Dokumentacionit Teknik) | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    ArkitektureInxhinieri
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
    Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
    Përmbledhja e rolit: Document Controller (Koordinator i Dokumentacionit Teknik) është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.
    Përgjegjësitë:
    Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale).
    Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje.
    Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale.
    Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania.
    Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin e dokumenteve dhe dorëzimet.
    Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit.
    Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme).
    Eksperiencë e mëparshme si Document Controller ose në role të ngjashme 3+.
    Njohuri të mira të procedurave të menaxhimit të dokumenteve në fushën e ndërtimit.
    Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe platformave për menaxhim dokumentesh. .
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Përfitimet:
    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
    Përfshija në projekte sfiduese;
    Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 19/09/2025.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X