Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Retail General Manager

    Tirane, ofrohet vend pune Retail General Manager
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim strategjik | Drejtues
    Gjuha
    anglisht
    EPPC Albania kërkon një Retail General Manager për klientin e saj, një rrjet i ri dhe inovator supermarketesh të specializuara në Pet Care & Pet Food, dedikuar ushqimit dhe kujdesit për kafshët shtëpiake.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    Harton strategjinë e ekspansionit për hapjen e dyqaneve të reja;
    Drejton zgjerimin e brandit në Shqipëri & Kosovë përmes analizës së tregut, planifikimit strategjik dhe negociimit të marrëveshjeve të qirasë;
    Zhvillon dhe zbaton planet e rritjes duke siguruar përputhje me objektivat financiare dhe strategjinë e kompanisë;
    Mbikëqyr operacionet dhe performancën e dyqaneve për të garantuar fitueshmëri dhe përvojë të shkëlqyer për klientin;
    Menaxhon P&L me fokus te rritja e të ardhurave dhe kontrolli i kostove;
    Vendos politikat e çmimeve, kategorive dhe marrëdhënieve me furnitorët;
    Mbikëqyr operacionet e retail-it dhe miraton objektivat për çdo dyqan;
    Monitoron supply chain dhe stokun, si dhe miraton planet kryesore;
    Drejton transformimin digjital, omnichannel dhe proceset e lidhura me CRM;
    Vendos standartet për përvojën e klientit;
    Përfaqëson kompaninë në negociata dhe partneritete strategjike.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë Universitare në Menaxhim Biznes, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme;
    Përvojë e mëprashme në pozicione drejtuese në Retail (MUST);
    Eksperiencë e dëshmuar në menaxhimin e P&L dhe në hapjen e pikave të reja;
    Aftësi të forta drejtuese, negocimi dhe analize tregu;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe gadishmëri për të udhëtuar;
    Patentë e klasit B.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X