Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Kontroll Cilësie (QA/QC) | Tiranë

    Inxhinier Kontroll Cilësie (QA/QC) | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
    Përmbledhja e rolit: Inxhinieri i Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për sigurimin që të gjitha punimet dhe materialet e projektit përmbushin specifikimet teknike, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat kontraktuale. Ky rol përfshin inspektimin, dokumentimin, raportimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të punës për të garantuar cilësi të qëndrueshme dhe përputhje me procedurat e miratuara.
    Përgjegjësitë:
    Inspektimi dhe verifikimi i punimeve në kantier për përputhshmëri me planet dhe specifikimet teknike.
    Sigurohet që standardet specifike të cilësisë përmbushen vazhdimisht në të gjitha nivelet e projekteve të ndërtimit.
    Mbikëqyrja e testimeve laboratorike, analizimi i rezultateve dhe ndërmarrja e veprimeve korrigjuese kur është e nevojshme.
    Përgatitja e raporteve të inspektimit, testimit dhe të dhënave të cilësisë.
    Rishikon praktikat e kontraktorëve dhe metodologjitë e punës dhe jep rekomandime aty ku kërkohen veprime korrigjuese.
    Miratimi ose refuzimi i punimeve dhe materialeve që nuk përmbushin standardet.
    Mbajtja e regjistrave të plotë dhe të përditësuar të dokumentacionit të cilësisë.
    Ndihma në përgatitjen e Planit të Kontrollit të Cilësisë (QCP) dhe procedurave të inspektimit.
    Pjesëmarrja në inspektimet e përbashkëta me përfaqësuesin e klientit ose autoritetet mbikëqyrëse.
    Monitorimi i zbatimit të masave parandaluese dhe korrigjuese.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme si menaxher cilësie në projekte ndërtimi 3+.
    Njohuri të thelluara mbi standardet dhe kodet e ndërtimit.
    Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe procedurat e inspektimit/testimit.
    Përdorimi i mirë i programeve MS Office, AutoCad etj.
    Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të forta analitike.
    Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Përfitimet:
    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
    Përfshija në projekte sfiduese;
    Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 17/09/2025.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X