Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e ne Kontabilitet

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e ne Kontabilitet
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kontabilitet | Audit
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    IMS shpk kerkon te punesoje:
    Specialist/e ne Kontabilitet​
    Detyrat:
    Pozicioni përfshin një rol kyç në administrimin dhe menaxhimin e dokumentacionit kontabël, duke siguruar përputhjen me afatet dhe standardet ligjore. Më poshtë janë përgjegjësitë kryesore:
    Administrimi i Dokumentacionit Kontabël
    Sigurimi dhe kontrolli i dokumenteve kontabël për të garantuar saktësinë dhe plotësinë e tyre.
    Sistematizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar sipas standardeve të kompanisë.
    Monitorimi i librit të blerjes dhe shitjes, duke evidentuar dhe korrigjuar çdo shmangie të mundshme.
    Menaxhimi i Transaksioneve Financiare
    Regjistrimi dhe kontrolli i gjendjes së arkës, duke siguruar saktësinë e veprimeve financiare.
    Përpunimi dhe kontabilizimi i faturave të shpenzimeve dhe blerjeve sipas kategorive të përcaktuara.
    Ruajtja dhe rakordimi i llogarive të furnitorëve, në bashkëpunim me Departamentin e Logjistikës.
    Përgatitja e pasqyrave mujore të blerjeve dhe realizimi i kuadrimeve përkatëse.
    Pergatitja e bilanceve dhe shenimeve shpjeguese per raportimet mujore dhe vjetore sipas standarteve te kontabilitetit
    Menaxhimi i Detyrimeve Tatimore dhe Procedurave Ligjore
    Përpunimi i shërbimeve të ofruara nga furnitorët jorezidentë dhe zbatimi i procedurave për eliminimin e taksimit të dyfishtë.
    Zbatimi i tatimit në burim dhe regjistrimi i faturave me autongarkesë (reverse charge).
    Sigurimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore për kontabilitetin dhe taksat.
    Rakordimet dhe Raportimi Financiar
    Rakordimi periodik me klientët dhe furnitorët, sipas procedurave të përcaktuara.
    Analizimi i të dhënave financiare për të identifikuar problematika dhe propozimi i zgjidhjeve përkatëse.
    Përgatitja e raporteve të kërkuara nga menaxhmenti dhe raportimi i çështjeve kritike në kohë.
    Detyra Shtesë dhe Përgjegjësi
    Kryerja me përpikmëri e detyrave të posaçme të ngarkuara nga superiori.
    Respektimi i afateve për çdo detyrë dhe garantimi i përputhshmërisë me standardet e kontabilitetit dhe procedurat e brendshme.
    Kualifikimet:
    1. Edukimi dhe Eksperienca
    Diplomë universitare në Ekonomi ose Financë-Kontabilitet nga Fakulteti Ekonomik.
    Minimumi 2 vite përvojë pune në financë dhe kontabilitet.
    Përvojë e mëparshme në përdorimin e Microsoft Dynamics NAV (NAV 17, 18 ose Business Central) është një avantazh i rëndësishëm.
    2. Njohuri dhe Aftësi Profesionale
    Njohuri të thelluara në kontabilitet, përfshirë kontabilizimin e blerjeve, shitjeve, importeve, eksporteve dhe listëpagesave.
    Kuptim i mirë i legjislacionit tatimor, përfshirë:
    Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat
    Ligjin për TVSH
    Ligjin për Procedurat Tatimore
    3. Aftësi Analitike dhe Organizative
    Aftësi të shkëlqyera analitike dhe logjikë të fortë për interpretimin e të dhënave financiare.
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar presionin e punës në një ambient dinamik.
    Fleksibilitet dhe iniciativë për të marrë përsipër detyra të ndryshme brenda departamentit financiar.
    4. Aftësi Gjuhësore dhe Teknologjike
    Njohuri të mira të gjuhës angleze, të cilat ndihmojnë në komunikimin me partnerët dhe përdorimin e softuerëve financiarë.
    Eksperiencë me sisteme financiare dhe kontabël, me theks në përdorimin e Microsoft Dynamics NAV.
    Çfarë ofrojmë ne:
    Paga: 75,000 - 90,000 lekë neto
    Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
    Sigurimi shëndetësor privat.
    Vendndodhja perfekte e zyrës, në qendër të Tiranës.
    Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: [email protected]
    Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
     
    Apply

    Infosoft Group
    Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
    [email protected]
Working...
X