Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Export Specialist

    Tirane, ofroj vend pune Export Specialist
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Autostrada Tr.-Dr.



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin:
    Export Specialist
    Detyrat dhe pergjegjesite​
    Menaxhon parametrat e OOS, sigurohet që te evitoje situatat OOS, bazuar ne stokun e mag.doganore.
    Ndjek rezervimet mujore te rajoneve per menaxhimin e sasive nga stoku.
    Organizon proçesin e porosive për eksport në vëndet ku Eurolab distribuon.
    Perpilon proforma / ndjekje pagesash per eksporte ne Export Market.
    Ndjek porosinë per Export market, përpilon Invoice / Packing-List / Analiza pas konfirmimit.
    Koordinon me departamentin Supply Chain kerkesat per transport te eksporteve.
    Ndjek komunikimet me klientet e eksporteve, merr porositë, ndjek ekzekutimin e tyre.
    Përpilon ndarjen e porosive të ardhura, sipas klientëve të eksporteve / rajoneve.
    Përpilon raport javor mbi statusin e klienteve të eksportit – (porosi/shitje/likujdim).
    Koordinon furnizimet me personat përgjegjës në tregjet përkatese dhe në magazinat në Shqipëri.
    Njek proçesin e ekportit në klientë, deri ne mbërritjen në destinacion.
    Përgatit raportet javore dhe mujore të dakordësuara.
    Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejtperdrejte.
    Kualifikimet dhe kerkesat​
    Diplomë Bachelor në Ekonomik ose fushat të tjera të ngjashme
    Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme mbi 3 vite, avantazh eksperienca në industrinë FMCG
    Eksperiencë në Blerje/ Inventare/Menaxhimin e produkteve dhe të magazinës
    Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Office, Excel
    Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese dhe koordinuese
    Aftësi të provuara analitike dhe planifikuese
    Rrjedhshmëri në gjuhën angleze
    Shënime​Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 20/08/2025
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
    Shenim
    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X