Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Jurist/e | Tiranë

    Jurist/e | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Roli: Jurist/e
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e rolit: Juristi siguron mbështetje ligjore për veprimtarinë dhe aktivitetin e shoqërisë në përputhje me dispozitat në fuqi dhe kuadrin ligjor përkatës, për mbrojtjen e interesave të saj, si dhe kontrollit të zbatimit me përpikmëri të kuadrit ligjor dhe dhënies se mendimit të specializuar juridik për çështjet ligjore.
    Përgjegjësitë:
    Përgjegjës për hartimin e kontratave me nënkontraktorët e shoqërisë dhe marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme;
    Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi procese administrative, në të gjitha çështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave private e publike, shoqëritë e përkohshme, licensat, autorizimet, certifkimet etj.;
    Përfaqëson shoqërinë pranë insitucioneve përkatëse dhe autoriteteve kontraktore për ndjekjen e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me to, për çështjet e caktuara ligjore;
    Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacioneve të shoqërisë të jenë në përputhje me kërkesat, rregullat dhe procedurat aktuale;
    Kualifikimet:
    Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, dega Juridik.
    Eksperiencë pune 2-3 vite si Jurist/e në sektorin e ndërtimit.
    Aftësi të tjera:
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndërmarrë iniciativë;
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
    Të ketë aftësi analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet me natyrë juridike;
    Aftësi për të koordinuar punën për projektet përkatëse;
    Të njohë shumë mirë Ligjin për Shoqërinë Tregtare, Kodin Administrativ, Kodin Civil, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet etj.;
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
    Përfitimet:
    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
    Përfshija në projekte sfiduese;
    Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 31/08/2025.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X