Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik Projektues

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik Projektues
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Dimension HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri ne industine e Ndertimit, Dimension HR po rekruton kandidatë për pozicionin:
    Inxhinier Mekanik Projektues​
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Inxhinieri Mekanik Projektues është përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e projekteve mekanike për projekte të reja ndërtimi, si dhe për koordinimin e të gjitha shërbimeve mekanike dhe MNZ (Makineri, Ndërtim, Zhvillim), përpara dhe gjatë fazës së zbatimit. Mbikëqyr instalimin e sistemeve përkatëse duke siguruar përputhjen me projektin, standardet teknike dhe kërkesat ligjore. Përgatit preventivin dhe menaxhon procesin e zbatimit për të garantuar që projekti realizohet brenda buxhetit dhe afateve, në përputhje me kërkesat e investitorit dhe legjislacionin në fuqi.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Harton projektet mekanike dhe MNZ për projektet zhvillimore;
    Harton, përshtat ose plotëson projektet në përputhje me ndryshimet apo kërkesat e klientëve;
    Jep mbështetje teknike në të gjitha fazat e projektit: nga projekt-ideja, zbatimi, deri në kolaudimin përfundimtar;
    Mbikëqyr implementimin në terren për të garantuar zbatimin sipas specifikimeve teknike të projektit;
    Përgatit dhe koordinon dokumentacionin tekniko-ligjor për marrjen e lejeve të nevojshme në institucionet përkatëse;
    Rishikon dhe harton koston e instalimeve, duke përgatitur preventivin total për projektet e reja dhe ato për klientët;
    Kërkon dhe identifikon tregun për materialet e nevojshme (vendorë ose të huaj), në bashkëpunim me departamentet përkatëse;
    Përgatit dosjet për aplikim për leje dhe sigurohet që dorëzimi i tyre të bëhet në kohë;
    Kualifikime të tjera:
    Kerkohet diplomë universiteti në Inxhinieri Mekanike
    3–5 vite eksperiencë në projektimin dhe zbatimin e sistemeve HVAC dhe MNZ;
    Aftësi të forta në koordinimin e punimeve HVAC në kantier;
    Njohuri të avancuara në skicim teknik, programim, instalim dhe testim të sistemeve mekanike;
    Njohuri shumë të mira të proceseve dhe materialeve të përdorura në disiplinat që mbulon;
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
    Njohuri të shkëlqyera në programe teknike si AutoCAD, Revit
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «Inxhinier Mekanik Projektues»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X