Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist Administrimi dhe Raportimi

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist Administrimi dhe Raportimi
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HREkonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Hollandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, manaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, ka të punësuar rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Specialist Administrimi dhe Raportimi
    Departamenti: Burime Njerëzore
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Specialisti i Administrimit dhe Raportimit është përgjegjës për garantimin e funksionimit efikas të operacioneve administrative brenda Departamentit të Burimeve Njerëzore. Kjo përfshin hartimin dhe ndjekjen e buxhetit, përpunimin e pagave, përgatitjen e raporteve, mirëmbajtjen e sistemit të informacionit dhe administrimin e dokumentacionit të punonjësve, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin dhe politikat e brendshme të kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Administrimi i Buxhetit
    Harton dhe propozon buxhetin vjetor të departamentit.
    Monitoron dhe analizon shpenzimet mujore, duke siguruar respektimin e buxheteve të aprovuara.
    Evidenton dhe vlerëson devijancat buxhetore, duke identifikuar arsyet reale të ndryshimeve në performancën financiare.
    Procesimi i Pagave
    Menaxhon procesin e përgatitjes dhe llogaritjes së pagave në përputhje me legjislacionin dhe politikat e brendshme.
    Përgatit dhe verifikon raportet periodike mbi ndryshimet në staf (punësime, largime, promovime).
    Koordinon deklarimet tatimore dhe përgatit dokumentacionin për inspektime të jashtme.
    Mirëmban dhe përditëson të dhënat në sistemin e pagave dhe të punonjësve.
    Menaxhimi i kontratave dhe dokumentacionit të punonjësve
    Harton kontratat e punës, vendimet për emërime, transferime dhe promovime.
    Realizon aplikimet online për leje pune dhe qëndrimi për punonjësit e huaj.
    Siguron përditësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit personal të punonjësve në përputhje me kërkesat ligjore.
    Kryen rishikime periodike të proceseve që administron, me qëllim sigurimin e përputhshmërisë me politikat e kompanisë dhe kuadrin ligjor përkatës
    Administrimi i Sistemit të Informacionit të Burimeve Njerëzore
    Përgjegjës për përpunimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e të dhënave në sistemin HR.
    Menaxhon dhe rifreskon bazën e të dhënave mbi benefitet dhe përfitimet për secilin pozicion.
    Siguron asistencë teknike bazike për përdoruesit e sistemit.
    Menaxhimi i lejeve dhe dokumentave personale
    Evidenton dhe monitoron lejet e punonjësve dhe përditëson regjistrat përkatës në sistem.
    Përgatit dokumentacion mbështetës sipas kërkesave të punonjësve (vërtetime, libreza sigurimesh, etj.).
    Informon stafin mbi politikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore.
    Mbrojtja e të dhënave dhe konfidencialiteti
    Siguron mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave.
    Harton dhe zbaton masa për të parandaluar keqpërdorimin ose shpërndarjen e paautorizuar të informacionit
    Eksperiencat e punës:
    Minimumi 3 vite eksperiencë pune në Burime Njerëzore;
    Aftësitë dhe Kualifikime të nevojshme:
    Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, preferohet profili Financë apo Administrim Biznesi.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe të folur.
    Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel, Word dhe PowerPoint).
    Njohuri të thelluara në legjislacionin e punës dhe sistemin tatimor shqiptar.
    Eksperiencë dhe aftësi në përdorimin e programeve të menaxhimit të burimeve njerëzore (HRIS, Payroll Software, ERP etj.).
    Aftësi të shkëlqyera analitike për interpretimin dhe analizimin e raporteve financiare të BNJ.
    Aftësi shumë të mira në organizimin, strukturimin dhe menaxhimin e dokumentacionit zyrtar dhe përgatitjen e raporteve me cilësi të lartë.
    Aftësi shumë të mira në komunikimin verbal dhe të shkruar, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve ndërpersonale.
    Aftësi të mira në prezantimin e informacionit në mënyrë të qartë dhe profesionale, si brenda departamentit, ashtu edhe në bashkëpunim me struktura të tjera.
    Përkushtim maksimal ndaj ruajtjes së konfidencialitetit dhe etikës profesionale në trajtimin e të dhënave sensitive të punonjësve.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
    Afati i dorëzimit: 20/08/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    "Bajram Curri" Boulevard,
    ETC Business Center, 8th floor, unit 131-134, Tirana, Albania
    [email protected] | www.balfinrealestate.al
Working...
X