Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Mirëmbajtjes

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Mirëmbajtjes
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | ElektronikeInxh. Mekanike | MekatronikInxh. Industriale
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Në emër të një kompanie lider në industrinë e prodhimit dhe tregtimit të lëngjeve dhe pijeve freskuese, Dimension HR po kërkon të rekrutojë një Menaxher të Mirëmbajtjes me eksperiencë të thelluar në drejtimin teknik dhe operacional. Menaxher i Mirëmbajtjes luan nje rol është kyç për garantimin e funksionimit efikas të linjave të prodhimit dhe impianteve ndihmëse, përmes organizimit të mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve teknike.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Programon dhe koordinon ndërhyrjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme në mirëmbajtje, në bashkëpunim me Zyrën Teknike dhe atë të Prodhimit.
    Menaxhon dhe monitoron punën e nënkontraktorëve mekanikë dhe elektrikë.
    Analizon defektet dhe ndalesat në makineri; përditëson programin e mirëmbajtjes në bazë të rezultateve.
    Propozon blerjen dhe menaxhon inventarin e pjesëve të këmbimit.
    Zbaton procedura për përmirësim të vazhdueshëm, siguri maksimale dhe optimizim të burimeve teknike dhe njerëzore.
    Mbështet dhe motivon ekipin për të arritur objektivat operacionale.
    Miraton dhe përpunon raportet e ndërhyrjeve teknike dhe monitorimit periodik.
    Organizojnë kontrolle parandaluese për të garantuar jetëgjatësinë e pajisjeve.
    Kërkesat dhe Kualifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri Elektrike, Mekanike, Mekatronike ose fushë të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e mirëmbajtjes teknike dhe/ose prodhimit.
    Njohuri të avancuara mbi sigurinë teknike, proceset GMP dhe mirëmbajtjen parandaluese.
    Aftësi për të interpretuar vizatime teknike dhe skema (p.sh., AutoCAD).
    Njohuri dhe përdorim të mirë të paketës Microsoft Office dhe software-ve teknike.
    Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve teknike.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
    Njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze përbëjnë avantazh.
    Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi dhe dëshironi të jeni pjesë e një kompanie në zhvillim të vazhdueshëm, aplikoni tani përmes Dimension HR.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [email protected] me subjekt «Menaxher i Mirëmbajtjes»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    Na ndiqni edhe ne AlbaniaJobs
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X