Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Finance Officer

    Tirane, ofrohet vend pune Finance Officer
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Komuna Parisit | Kristal Center



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kontabilitet | Audit
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
    Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.
    Pozicioni: Finance Officer
    Departamenti: Finance
    Raporton tek: Menaxhere e Finances
    Vendndodhja: Tiranë
    Detyrat kryesore:
    Menaxhimi i veprimeve të përditshme kontabël, përfshirë faturimin, fiskalizimin dhe regjistrimin e transaksioneve
    Regjistrimi dhe pajtimi i të dhënave financiare në mënyrë të saktë në sistemin kontabël
    Monitorimi i faturave periodike të shërbimeve, kostove të importit dhe pagesave të tjera duke siguruar trajtim korrekt tatimor
    Pajtimi i llogarive me furnitorë dhe klientë për zgjidhjen e mospërputhjeve
    Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve financiare mujore dhe tremujore për shqyrtim të brendshëm
    Ndjekja dhe menaxhimi i shpenzimeve dhe të ardhurave të kompanisë, duke analizuar treguesit financiarë të performancës
    Mbështetja në përgatitjen e dokumenteve dhe raporteve të kërkuara nga autoritetet tatimore
    Sigurimi i saktësisë në regjistrimin e transaksioneve bankare dhe kryerja e pajtimeve periodike të llogarive bankare
    Asistimi në monitorimin e llogarive të Fitim-Humbjes dhe atyre të Bilancit
    Kualifikimet:
    Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet ose një fushë të ngjashme; Master konsiderohet avantazh
    Minimumi 3 vite përvojë në një rol të ngjashëm në fushën e financës apo kontabilitetit
    Njohuri të forta mbi parimet kontabël, ligjet fiskale dhe rregulloret financiare
    Njohuri të mira në programe kontabël (eksperienca me NAV konsiderohet avantazh) dhe aftësi të avancuara në Excel
    Vëmendje maksimale ndaj detajeve dhe aftësi analitike për të identifikuar dhe zgjidhur mospërputhje
    Aftësi për të menaxhuar detyra të shumta dhe për të respektuar afatet
    Aftësi të mira komunikuese në gjuhën angleze (me shkrim dhe me gojë)
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
    Apliko tani duke dërguar CV-në në adresën: [email protected][/email]
    Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Rr. Shkelqim Fusha, Selite,
    Pallati “Matrix Konstruksion”, Kati 0 dhe +1, Tirane, Albania
    [email protected] | www.elektroservis.al
Working...
X