Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Arkitekt Klienti

    Arkitekt Klienti
    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
    Pozicioni: Arkitekt Klienti
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek në tërësi marrëdhënien me klientin, nga shitja e njësisë deri në dorëzimin e saj përfundimtar tek klienti. Arkitekti i Klientit është përgjegjës direkt për koordinimin e kërkesave të klientit me kompaninë e ndërtimit, studion përfaqësuese të klientit, interesat e investitorit dhe grafikun e punimeve. Arkitekti i Klientit ndjek grafikun e punimeve dhe mban të informuar klientët për fazat e punimeve, proceset e rifiniturave dhe raporton për mbarëvajtjen e çdo kërkese nga klienti.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:​
    Mban marrëdhënien me klientët;​
    Mban lidhje të vazhdueshme me kantierin;​
    Studion dhe njihet me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij;​
    Mban komunikim me klientët, propozon zgjidhje arkitektonike dhe koordinon midis studios arkitektonike të klientit dhe stafit të kantierit;​
    Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që ata kanë për hapësirat e brendshme të Vilës/Apartamentit;​
    Konsulton klientët mbi mundësitë e ndryshimeve në projekt;​
    Merr në dorëzim projektet nga studiot e klientëve nëse janë në përputhje me kontratën e sipërmarrjes, planet dhe lejet e miratuara dhe bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;​
    Përcjell tek preventivuesi projektin me ndryshimet për llogaritjen e kostove shtesë;​
    Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe herë pas here kryen edhe plotësime;​
    Kontrollon preventivin për të siguruar që janë përfshirë të gjitha punimet e kërkuara nga klienti;​
    Përcjell tek klienti preventivin e punimeve shtesë dhe merr aprovimin me shkrim prej tij;​
    Informon klientët mbi ecurinë e punimeve në përputhje me grafikun;​
    Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;​
    Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet;​
    Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, me stafin inxhinierëve, planifikuesit urbanë, kostoistët, kontraktorët dhe arkitektët e tjerë;​
    Vizaton elemente të ndryshme të projektit sipas kërkesave të eprorit;​
    Dokumenton dhe ruan në mënyrë të rregullt gjithë procesin e marrëdhënies me klientët, nga blerja e njësisë deri në dorëzimin tek klienti, në përputhje me kontratën e sipërmarrjes;​
    Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;​
    Harton raporte javore për punën individuale;​
    Detyra të tjera që mund të ngarkohen​
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë.
    Kualifikime të tjera:​
    Të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit;​
    Aftësi në koordinimin dhe organizimin e punës;​
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;​
    I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;​
    Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës, e shprehur si në anën funksionale ashtu dhe në atë estetike;​
    Aftësi për të punuar në skuadër;​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhët e tjera të huaja do të ishin avantazh;​
    Njohje e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;​
    Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të ishin avantazh.​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit: 11/06/2025
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X