Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Ne emer te nje kompanie lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon, e cila është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastructure, Dimension po kerkon kandidate per pozicionin Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave
    Përgjegjësitë Kryesore:
    • Drejton dhe mbikëqyr stafin teknik për analizat e kostove, situacionet, librat e masave dhe preventivat.
    • Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, përfshirë ato të nënkontraktorëve, dhe rakordon me Departamentin e Financës për inventarët dhe magazinat.
    • Harton preventiva të detajuara për punimet e kompanisë dhe kontrollon preventivat e sjella nga studiot e projektimit.
    • Ndjek koston dhe progresin e projekteve.
    • Përgatit dokumentacionin për tendera, preventivat për punime shtesë dhe rakordimet përfundimtare.
    • Përditëson manualin e çmimeve dhe analizat teknike në përputhje me zhvillimet e tregut dhe ligjin.
    • Ndjek publikimet zyrtare dhe legjislacionin që lidhet me kostot dhe ndërtimin.
    • Raporton mbi buxhete dhe kosto drejtuesve të lartë dhe bashkëpunon ngushtësisht me Financën.
    • Kryen verifikime të çmimeve në treg për kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe mbështet negocimin e kontratave.
    • Harton dhe përditëson buxhetin vjetor, cash flow dhe raportet e progresit të punimeve.
    • Merr pjesë në analizat tekniko-financiare dhe studimet e fizibilitetit për projekte të reja.
    • Organizon dhe miraton detyrat e stafit në bashkëpunim me drejtuesit përkatës dhe vlerëson performancën në bashkëpunim me HR.
    Kualifikimet dhe Edukimi:
    • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
    • Minimumi 10 vite përvojë në pozicione si preventivues ose specialist i kontrollit të kostos në projekte ndërtimi civile dhe industriale.
    • Aftësi të mira teknike në analizën e çmimeve, kontrollin e buxheteve dhe optimizimin e kostove.
    • Aftësi për t’u përshtatur me teknologjitë dhe zhvillimet e tregut të ndërtimit.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe vendimmarrëse.
    • Aftësi për punë efektive në grup dhe koordinim të ekipeve.
    • Njohje shumë të mirë të legjislacionit të ndërtimit.
    • Njohuri të avancuara në Microsoft Office, AutoCAD dhe programe të tjera të ngjashme.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt « Menaxher i Njesise se Kostove & Preventivave»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X