Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune

    Durres, ofroj vend pune
    Durres

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Security | Polic | Ushtarak | Roje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PUNESIMI​Shoqëria "NELT" sh.p.k pjesë e "NELT Group", një nga kompanitë lidere të distribucionit në Ballkanin Perëndimor në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha si Beiersdorf, Mondelez, Muller, JTI, Manner, Mutti, Trompenburg, Sebamed, Baby Food Factory, etj
    Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri.
    Nelt shpk kërkon një kandidat potencial për të plotësuar vendin vakant për:
    SUPERVIZOR I SIGURISË
    ADMINISTRATA
    DETYRAT:
    Organizimi dhe menaxhimi i punës së sigurisë fizike dhe teknike në bashkëpunim me Sektorin e Sigurisë së Nelt Group.
    Monitorimi i punës së rojeve të sigurisë, raportimi i mangësive dhe rekomandimi i masave korrigjuese.
    Bashkëpunimi me koordinatorin e sigurisë dhe raportimi i rregullt, kontrolli i hyrjes dhe raporti javor mbi punën e shërbimit.
    Komunikimi me (Vrana Security) dhe përcjellja e kërkesave të Sektorit të Sigurisë.
    Monitorimi dhe raportimi i dëmeve në sistemet teknike të sigurisë (alarmet, kamerat, sistemi i kontrollit të hyrjes, rampat dhe portat).
    Monitorimi i CCTV-së, kamerave të jashtme dhe të brendshme, mbështetje për Sektorin e Logjistikës në kontrollin e ndarjes së mallrave, mbajtja e evidencës së inspektimeve dhe fakteve të konstatuara.
    Krijimi i kartelave të identitetit, lëshimi i tyre, lirimi nga përgjegjësitë dhe mbajtja e evidencës.
    Patrullimi dhe monitorimi i kompleksit, identifikimi i rreziqeve të mundshme.
    KËRKESAT:
    Arsimi i Mesëm (Arsimi i Lartë përbën avantazh)
    Minimum 3 vjet përvojë në një rol të lidhur me sigurinë
    Preferohet të ketë certifikim për kurs sigurie
    Të jetë i besueshëm
    Të jetë korrekt dhe i disiplinuar
    Aftësi të mira komunikuese
    Aftësi shumë të mira organizative
    Të jetë i aftë të zgjidhë problemet në mënyrë të pavarur
    Përdorim bazë i Microsoft Office (Word, Excel, Email)
    Aftësi mesatare në gjuhën angleze
    Patentë shoferi kategoria B (shofer aktiv)

    ÇFARË OFROJMË:
    Kushte pune shumë të mira
    Pagë konkurruese
    Bonus për ngjarje të rëndësishme në jetë
    Dhurata dhe bonuse në fundvit
    Aktivitete sportive & rekreative falas
    Vlerësim për idetë e tua në një ambient mbështetës
    Pjesë e një kompanie rajonale me marka të mëdha
    Kulturë që nxit bashkëpunimin, përgjegjësinë dhe zhvillimin
    Orar pune: E hënë – E premte, 08:00 – 16:00
    Apliko tani!
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: [email protected]
    Ose te kontaktojne ne WhatsApp ne numrat 355689008590 / 355674028901
    Afati për aplikim: deri më 15.05.2025
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Nelt sh.p.k garanton trajtimin konfidencial të të gjitha aplikimeve në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe do t’i përdorë ato vetëm për qëllime rekrutimi.
    Nelt Sh.p.k.
    Rr. Dhaskal Todri, Kashar, Tiranë, Shqipëri
     
    Apply

    WhatsApp

    Nelt Sh.p.k
    Rr. "Dhaskal Todri", Kashar, Tirane, Shqiperi
    Web: www.nelt.com
    Mail: [email protected]
Working...
X