Recepsioniste dhe Menaxhere Zyre
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Recepsionist/e
Pozicioni përfshin përgjegjësi të kombinuara administrative, organizative dhe të komunikimit, duke siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të përditshme në zyra dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për vizitorët dhe stafin.
Përgjegjësitë Kryesore:
Pritja dhe asistenca për vizitorët, duke ofruar një atmosferë profesionale dhe mikpritëse.
Menaxhimi i telefonatave dhe korrespondencës elektronike, si dhe përcjellja e informacionit tek personat përkatës.
Organizimi dhe koordinimi i kalendarit të rezervimeve të ambjenteve për takime dhe trajnime/evente.
Mbikëqyrja e funksioneve të përditshme të zyrave, përfshirë porositë për furnizime, mirëmbajtjen e ambienteve dhe pajisjeve.
Kontrolli dhe mbikëqyrja e stafit mbështetës që ofron shërbime mirëmbajtjeje për ambientet e zyrave
Menaxhimi i korrespondencës hyrëse: regjistrimi dhe shpërndarja e postës dhe dokumenteve përkatëse.
Koordinimi me departamente të tjera dhe palë të treta për të siguruar efikasitetin e punës së përditshme.
Ofrimi i asistencës administrative sipas nevojave të departamentit.
Zbatimi i procedurave dhe rregullave të brendshme, duke siguruar që zyrat të funksionojnë sipas standardeve të vendosura.
Kualifikimet e Kërkuara:
Diplomë e arsimit të lartë në Shkenca Shoqërore, Menaxhim ose fusha te ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (të paktën 1–3 vjet).
Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
Njohuri të mira kompjuterike (Microsoft Office dhe programe të tjera bazë).
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë iniciativa.
Qëndrim profesional, i përkushtuar dhe etik në punë.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe, nëse është e mundur, një letër motivimi në adresën [email protected] deri më 30.04.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Apply