Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Sales Executive

    Tirane, ofrohet vend pune Sales Executive
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    EPPC Albania po kërkon një Sales Executive për klientin e saj, një ndër kompanitë lider në tregun e printimeve dixhitale, veshjeve të punës dhe produkteve promocionale.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    • Analizimi i tregut për të identifikuar klientë potencialë, mundësi të reja biznesi brenda portofolit të caktuar dhe lëvizjet e konkurencës;
    • Zbatimi i strategjive të shitjes për arritjen e objektivave të caktuara;
    • Zbatimi i programit të vizitave të shitjeve, duke synuar përmbushjen e objektivave të përcaktuara në përputhje me planet strategjike;
    • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me klientët ekzistues dhe potencialë kyç, duke siguruar komunikim të vazhdueshëm;
    • Konvertimi i prospekteve në klientë të përsëritur duke ofruar zgjidhje të përshtatura dhe duke adresuar nevojat e tyre;
    • Përgatitja e ofertave të personalizuara duke analizuar nevojat e klientit dhe duke rekomanduar produktet dhe shërbimet e duhura;
    • Koordinimi me departamentet e tjera për të siguruar realizimin e saktë dhe në kohë të porosive, në përputhje me pritshmëritë e klientit dhe standardet e kompanisë;
    • Trajtimi i ankesave dhe shqetësimeve të klientëve në mënyrë profesionale, duke siguruar një zgjidhje të shpejtë dhe të kënaqshme;
    • Monitorimi i trendeve të tregut dhe reagimeve të klientëve për të mbështetur zhvillimin e strategjive të reja të shitjes dhe produkteve;
    • Monitorimi i performancës së portofolit të klientëve dhe sigurimi i mbështetjes për përmirësimin e rezultateve;
    • Përgatitja e raporteve të rregullta mbi aktivitetet dhe performancën e shitjeve dhe marrëdhënieve me klientët.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    • Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
    • Përvojë në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët, dhënien e zgjidhjeve dhe planifikimin e operacioneve në shitje;
    • Përvojë në kërkim dhe analizë tregu;
    • Të ketë iniciativë, të jetë fleksibël, i aftë të punoj i pavarur dhe të orientohet drejt rezultateve;
    • Aftësi të mira komunikuese, negociuese dhe organizative;
    • Të ketë leje drejtimi automjeti.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X