Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune PROJEKT MENAXHER në NDËRTIM.

    Tirane, ofrohet vend pune PROJEKT MENAXHER në NDËRTIM.
    Tirane

    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune PROJEKT MENAXHER në NDËRTIM.
    PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
    Projekt Menaxheri është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha fazave të projekteve të ndërtimit, duke siguruar që ato të realizohen në kohë, brënda buxhetit dhe sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
    DETYRAT KRYESORE:
    Hartimi dhe zbatimi i planeve të projektit (afatet kohore, buxhete, burime).
    Koordinimi i ekipeve të ndërtimit, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
    Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve sipas projekteve teknike dhe specifikimeve.
    Sigurimi që projekti i përmbahet standardeve ligjore, teknike dhe të sigurisë.
    Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me klientët, supervizorët, arkitektët dhe inxhinierët.
    Raportimi periodik mbi ecurinë e projektit tek menaxhmenti.
    Menaxhimi i rreziqeve dhe zgjidhja e problemeve të papritura në kantier.
    Përgatitja dhe verifikimi i dokumentacionit teknik dhe financiar të projektit.
    KRITERET E KËRKUARA:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Menaxhim Projekti apo fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme (minimumi 10 vjet) në menaxhimin e projekteve të ndërtimit.
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxheriale.
    Njohuri të mira të programeve computerike si AutoCAD, MS Project, Excel dhe programe të tjera menaxhimi.
    Aftësi të mira komunikimi dhe vendimmarrjeje.
    Njohuri mbi standardet e ndërtimit dhe rregulloret ligjore.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra paralelisht.
    Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
    Të ketë Leje Drejtimi klasi B.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X