Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Ndërtimi Zyre | Tiranë

    Inxhinier Ndërtimi Zyre | Tiranë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Kompania ndodhet me seli në Rr. “Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.
    Pozicioni: Inxhinier Nërtimi (zyre)
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e pozicionit: Puna në grup është në zemër të etikës dhe kulturës tonë organizative; prandaj ne jemi në kërkim të një kandidati që është fleksibël dhe i pëlqen të punojë si pjesë e një ekipi. Praktika kombinon një mjedis pune të hapur, miqësor me standarde të larta profesionale, përkushtim dhe ambicie.
    Përgjegjësitë:
    Të hartojë dhe të përgatisë tabelat e volumeve të punimeve për objektet të planifikuara për ndërtim nga shoqëria;
    Të hartojë dhe përgatisë preventivat dhe situacionet për punimet shtesë, të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
    Të ndërveprojë me stafin teknik në përgatitjen e preventivave të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga shoqëria;
    Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve në respektim të grafikut të punimeve të objekteve ose projekteve të ndërmarra për t’u ndërtuar;
    Të kontrollojë librezat e masave, situacionet mujore, analizat teknike të çmimeve të punimeve të shoqërisë nga stafi teknik dhe të nën-kontraktorëve të saj;
    Të ndërveprojë me stafin teknik në kontrollin dhe vlerësimin e volumeve të punimeve në preventivët e kontratave/tenderave me fonde publike/private ku synon të marrë pjesë shoqëria;
    Të ndërveprojë për realizimin e analizave të çmimeve.
    Kualifikimet:
    Të ketë diplomë të nivelit Master në Inxhinieri Ndërtimi;
    Të ketë eksperiencë mbi 2 vjet për ndërtime civile dhe industriale;
    Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, Autocad 2d&3d, etj;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të ketë aftësi të mira në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave;
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industrial;
    Të jetë i aftë të bashkëpunojë dhe ndërveprojë me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 07.05.2025.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X