Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Përputhshmërisë

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Përputhshmërisë
    Tirane

    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin e Menaxhimit të Riskut dhe Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:
    Specialist i Përputhshmërisë​

    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Ky rol kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me linjën e parë të kontrollit në mënyrë qe te sigurojë se praktikat e menaxhimit e risqeve në bankë si edhe ato rregullative të jenë në përputhshmëri me madhësinë dhe qëllimin e bankës si dhe në të njejten linje me kërkesat rregullative.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Ndihmon në mbarëvajtjen e detyrave të sektorit të përputhshmërisë duke ushtruar detyrat e kontrollit per vlerësimin e riskut të përputhshmërisë .
    Monitoron dhe siguron që raportet e detyrueshme janë përgatitur në kohën e duhur dhe dërguar pranë autoriteteve Shqiptare si Banka e Shqipërise, DPPP, IDP, ASD ect,
    Ndihmon në realizimin e hetimeve të fushës së përputhshmerise të lidhura me Konfliktin e Interesit, Kodit së Etikës, Transparencës si edhe Mbrojtjes se të Dhënave Personale.
    Monitoron ndryshimet e kuadrit rregullator duke inicuar hartimin e procedurave të përshtatshme ose të përditësimeve të duhura në kompetencat e fushës së përputhshmërisë.
    Në bashkëpunim me departament e tjerë siguron respektimin e kërkesave ligjore dhe rregullative të fushës se mbrojtjes se te dhenave personale.
    Merr pjese aktive ne zhvillimin dhe kordinimin e trajnimeve edukuese të stafit të bankës për cështjet e fushës së përputhshmerisë në bashkepunim me Njesinë e Sigurisë së Informacionit.
    Ndihmon Drejtuesit e Departamenteve të Bankës në rishikimet, përditesimet e manualeve, politikave apo të procedurave të bankës për sigurimin e përputhshmërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.
    Ndihmon drejtuesin e funksionit të përputhshmërisë në përgatitjen e raporteve të përputhmërisë si edhe të raporteve specifike të lidhura me këtë funksion.
    Merr pjese aktive në përpunimin e të dhënave në hartimin e testeve të përputhshmërisë bazuar në metodologjinë në fuqi të bankës. .
    Siguron dhe raporton në kohën e duhur raportet e kërkuara periodike apo të kërkuara ad-hoc që mbulon funksioni i përputhshmërisë.
    Kërkesat e profilit:
    Diplomë Universitare ne Ekonomi Biznesi dhe fusha te lidhura me te, Juridik,
    E preferueshme minimumi 2 vite eksperiencë në fushën e përputhshmërisë ose operacionet bankare;
    Aftësi të punojë i/e pavarur, të marrë iniciativa të lidhura me zhvillimet e sektorit të përputhshmërisë në industrinë bankare;
    Njohuri të mjaftueshme të kuadrit legjislativ në fuqi,
    Qëndrim i përgjegjshëm proaktiv,
    Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve;
    Aftesi shume te mira pune ne grup dhe komunikimi
    Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 9 prill 2025
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X