Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune IT SENIOR SPECIALIST

    Tirane, ofroj vend pune IT SENIOR SPECIALIST
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | Programim
    Gjuha
    anglisht
    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune IT SENIOR SPECIALIST.
    PËRSHKRIMI I PUNËS:
    IT Senior Specialist është përgjegjës për administrimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës IT të kompanisë. Ai siguron që sistemet, rrjetet dhe softweret të funksionojnë në mënyrë optimale, duke garantuar sigurinë dhe efikasitetin e të dhënave dhe shërbimeve dixhitale.
    PËRGJEGJËSITË:
    Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve, rrjeteve dhe sistemeve të IT-së.
    Monitorimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në nivel hardware dhe software.
    Implementimi dhe menaxhimi i politikave të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave.
    Optimizimi i performancës së sistemeve dhe siguria e informacionit.
    Mbështetja dhe trajnimi i stafit për përdorimin e sistemeve dhe teknologjive të reja.
    Menaxhimi i projekteve të IT-së, përfshirë përmirësimet e infrastrukturës dhe migrimet e të dhënave.
    Bashkëpunimi me ekipet e tjera për të zhvilluar dhe zbatuar zgjidhje teknologjike që rrisin efikasitetin e kompanisë.
    Analizimi dhe vlerësimi i teknologjive të reja për integrimin e tyre në strukturën ekzistuese.
    Sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe standardet e industrisë në lidhje me IT-në.
    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:
    Diplomë në Informatikë, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë disa vjeçare në administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve IT.
    Njohuri të avancuara mbi sistemet operative Windows, Linux dhe teknologjitë cloud (AWS, Azure, Google Cloud).
    Eksperiencë me menaxhimin e bazave të të dhënave (SQL, MySQL, PostgreSQL).
    Aftësi në menaxhimin e rrjeteve (firewall, VPN, konfigurime IP, VLAN).
    Njohuri mbi sigurinë kibernetike dhe masat mbrojtëse për mbrojtjen e sistemeve.
    Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje problemesh.
    Eksperiencë me automatizimin dhe skriptimin (Python, Bash, PowerShell).
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
    Certifikata të vlefshme si CCNA, CompTIA Security+, Microsoft Azure, AWS Solutions Architect, ose të ngjashme janë avantazh.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X