Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Administrator Sistemi

    Tirane, ofroj vend pune Administrator Sistemi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | ProgramimIT Adminsitrim Rrjeti
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastruktures IT dhe Telekomunikacionit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
    Administrator Sistemi​
    Përshkrimi i Pozicionit
    Jemi në kërkim të një Administrator Sistemi të aftë dhe me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës hardware (servera, storage, ODA, OCI, Microsoft 365, Azure, etj.), sistemet operative, virtualizimet dhe konfigurimet e aplikimeve.
    Detyrat Kryesore
    ✔ Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe storage (ODA, IBM SAN, VMware, Hyper-V, Oracle Linux, Windows Server, etj.)
    ✔ Administrimi i sistemeve operative dhe virtualizimeve për performancë dhe siguri maksimale
    ✔ Implementimi dhe mirëmbajtja e zgjidhjeve cloud (Microsoft 365, Azure, OCI)
    ✔ Monitorimi dhe zgjidhja e incidenteve për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve IT
    ✔ Përdorimi i teknologjive të backup-it dhe strategjive të rikuperimit në rast emergjencash
    ✔ Administrimi i politikave të sigurisë dhe implementimi i përditësimeve (security patches, updates)
    ✔ Mbikëqyrja e Data Center dhe Disaster Recovery Site për siguri dhe sinkronizim të sistemeve
    ✔ Hartimi dhe dokumentimi i konfigurimeve dhe procedurave teknike
    Kualifikimet e Kërkuara
    Edukimi: Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
    Eksperienca: Minimumi 4 vite eksperiencë në administrim sistemesh dhe infrastrukturë hardware
    Aftësi Teknike:
    Njohuri të avancuara në Windows Server, Active Directory, Linux, VMware, IBM SAN, Microsoft 365, Azure
    Eksperiencë me sisteme backup dhe rikuperimi të të dhënave
    Aftësi në shell scripting (Bash, Python, Perl, PHP) për automatizime
    Njohuri në rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike dhe firewall-et
    Certifikime të Preferuara:
    System Administrator ose System Engineer (Linux, UNIX, Microsoft)
    CCNA, VMware Certified Professional (VCP), Azure Administrator, ITIL (plus)
    Çfarë Ofrojmë?
    Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin bankar
    Trajnime dhe certifikime për avancimin profesional
    Paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh
    Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në [email protected] deri ne dt.20 Shkurt 2025.
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X