Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Manaxher Shitje (Onsite në Green Coast)

    Vlore, ofrohet vend pune Manaxher Shitje (Onsite në Green Coast)
    Vlore

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Hollandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, manaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Manaxher Shitje (Onsite në Green Coast)
    Departamenti: Shitje
    Vendndodhja: Palasë, Vlorë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Manaxheri i shitjes në Green Coast suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, manaxhon marrëdhëniet me klientët, siguron gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e proçesit dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja dhe shitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Kryen planifikimin e nevojshëm për përgatitjen e buxhetit vjetor të shitjeve;
    Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;
    Manaxhon marrëdhënien me agjensitë e Real Estate për shitjen e pronave, përpilimin e kontratave dy paleshe, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;
    Koordinohet me aktorët e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar në kontratën paraprake të shitjes;
    Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
    Manaxhon të gjithë proçesin e finalizimit të kontratave me klientët dhe shoqëritë investitorë duke u kujdesur që të reflektohen të gjitha komentet dhe ndryshimet e kërkuara nga palët dhe konsolidimi i tyre në draftin final;
    Manaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e proçesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes: para shitja dhe shitja; me qëllim realizimin e objektivave të kompanisë;
    Kryen studim të tregut imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit;

    Detyra Operacionale:
    Informon klientin në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin, mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera që ofron investitori;
    Informon klientin mbi fazat e ndryshme në të cilat kalon ndërtimi i një objekti dhe afatet kohore të realizimit të tyre nga investitori;
    Reklamon, prezanton dhe shet produktet e portofolit të kompanisë imobiliare, klientëve ekzistues dhe atyre potencialë si dhe i ndihmon ata për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre;
    Plotëson draft kontratën e shitjes sipas drafteve të miratuara nga departamenti ligjor (kontrata sipërmarrje, premtim shitje, kalim të drejtash, revokim, etj.);
    Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
    Suporton Marketingun me informacione të ndryshme për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët.

    Eksperiencat e punës:
    Të ketë eksperiencë minimalisht 3 vjet në të njëjtën fushë.

    Aftësi të tjera:
    Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit;
    I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
    Aftësi të mira në biznes dhe shitje;
    I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
    Të ketë aftësi të mira komunikimi, të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;
    Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);
    Aftësi organizuese dhe koordinuese;
    Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;
    Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet;
    Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;
    Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;
    Të posedojë patentë për drejtim automjeti;
    Të jetë fleksibël;
    Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    Kushtet e Punës:
    Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë Link


    Afati i dorëzimit: 20/02/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Attachments
    Pozicion Vakant_Menaxher Shitje në Green Coast.docx
    105.4 KB

    · Views: 0


    Apply

    "Bajram Curri" Boulevard,
    ETC Business Center, 8th floor, unit 131-134, Tirana, Albania
    [email protected] | www.balfinrealestate.al
Working...
X