Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialisti të Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit

    Tirane, ofrohet vend pune Specialisti të Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    IT | TIK | Informatike Ekonomike
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Specialisti të Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit​
    InfoSoft Systems po zgjeron ekipin dhe jemi në kërkim të një Specialisti të Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit, i cili do të ketë një rol kyç në administrimin dhe optimizimin e Microsoft Business Applications.
    Çfarë do të bësh në këtë rol?
    Analizë dhe optimizim – Identifikimi dhe përmirësimi i proceseve të brendshme të biznesit për të rritur efikasitetin dhe automatizimin.
    Administrim dhe zhvillim – Menaxhimi i sistemeve të kompanisë, si dhe zbatimi i përditësimeve të reja teknologjike.
    Automatizim i proceseve – Implementimi i zgjidhjeve inteligjente përmes aplikacioneve për të përmirësuar proceset e punës.
    Bashkëpunim ndërdepartamental – Puna me ekipet e tjera për të adresuar nevojat teknologjike dhe për të propozuar zgjidhje inovative.
    Çfarë kërkojmë nga ti?
    Njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin dhe optimizimin e Microsoft Business Applications.
    Aftësi analitike: Të jesh i aftë të analizosh dhe përmirësosh proceset e biznesit.
    Aftësi komunikimi: Bashkëpunim i ngushtë me ekipet për të siguruar përdorim efikas të sistemeve.
    Fleksibilitet dhe orientim ndaj inovacionit: Përshtatje me ndryshimet teknologjike dhe zbatim i risive për përmirësim të vazhdueshëm.
    Çfarë ofrojmë?
    Pagese konkuruese,
    Balancë punë-jetë,
    Sigurim Shendetesor Privat,
    Mundesi rritjeje ne kariere
    Shënime:
    Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail; [email protected]
    Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
     
    Apply

    Infosoft Group
    Rr. Murat Toptani, Gjergji Center, Tiranë, Shqipëri
    [email protected]
Working...
X