Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Supervizor për zonën e Veriut

    Shqiperi, ofroj vend pune Supervizor për zonën e Veriut
    Shqiperi

    Tipi
    me orar te plote
    Agna Group po kërkon të punësojë kandidatë për departamentin e shitjeve Spirit&Wines, të cilët janë të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut, që kanë aftësi shumë të mira planifikimi, organizimi, drejtimi dhe motivimi për forcën shitëse, në pozicionin:
    Supervizor/e për zonën e Veriut​
    Detyrat kryesore:
    Drejton dhe koordinon te gjitha aktivitetet e zonës me qëllim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë të miratuara;
    Monitoron dhe ndihmon në realizimin e objektivave në terma të xhiros, sasisë, kodeve dhe merchandising;
    Supervizon veprimtarinë e përditshme dhe ndjekjen e rout-it;
    Menaxhon marrëdhëniet me klientët në lidhje me problematikat që mund të shfaqen gjatë ditës;
    Propozon oferta të ndryshme në lidhje me produktet;
    Analizon konkurentët dhe propozon ide të reja;
    Koordinon aktivitete të ndryshme me departamentin e Marketingut;
    Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania
    Aftësitë dhe kualifikimet:
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë
    Njohuri shumë të mira të paketës office (Excel, Power Point, Word, Outlook)
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (preferohet çertifikata IELTS, TOEFL, TOEIC)
    Aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe menaxhuese
    Leje drejtimi automjeti (Klasi B)
    Dërgoni CV tuaj në [email protected]
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X