Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E NDËRTIMI - STRUKTURIST

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER/E NDËRTIMI - STRUKTURIST
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER/E NDËRTIMI - STRUKTURIST.
    PËRSHKRIMI I PUNËS:
    Inxhinieri Strukturist është përgjegjës për projektimin dhe analizën e strukturave të ndërtimit për të siguruar stabilitet, qëndrueshmëri dhe siguri. Roli përfshin bashkëpunimin me arkitektë, inxhinierë të tjerë dhe ndërlidhës të projektit për të siguruar që struktura të përmbushë kriteret teknike sipas rregullave të ndërtimit.
    PËRGJEGJËSITË:
    Hartimi i planeve dhe skicave për ndërtimin e ndërtesave civile, rrugëve, urave dhe sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve, duke u siguruar që ato të jenë në përputhshmëri me standardet inxhinierike dhe rregullat e ndërtimit.
    Vlerësimi dhe llogaritja e ngarkesave statike dhe dinamike që veprojnë mbi strukturat.
    Krijimi i raporteve teknike dhe dokumenteve përkatëse për projektet, duke përfshirë llogaritjet dhe modelet analitike.
    Bashkëpunim i ngushtë me arkitektët, inxhinierët e ndërtimit dhe profesionistët e tjerë për të siguruar integrimin e suksesshëm të projekteve.
    Zgjedhja dhe specifikimi i materialeve të strukturalizuara, duke u siguruar që ato t'i përmbushin kërkesat e qëndrueshmërisë dhe sigurisë.
    Pjesëmarrja në inspektimet dhe vlerësimet e ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me projektin fillestar dhe kriteret e sigurisë.
    KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
    Të ketë Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi, Dega Strukturë.
    Të ketë mbi 3 vjet përvojë të mëparshme në projektimin dhe analizën e strukturave.
    Të ketë njohuri të avancuara të programeve komputerike të analizës strukturore (si SAP2000, ETABS, etj.).
    Të ketë aftësi të mira analitike dhe zgjidhjeje të problemeve.
    Të ketë aftësi komunikimi dhe menaxhimi të projekteve.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X