Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Palasë, ofroj vend pune Inxhinier QA/QC

    Palasë, ofroj vend pune Inxhinier QA/QC
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
    Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në fushen e zbatimit te projekte në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Inxhinier QA/QC ne Palase.
    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA/QC është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë. Ndjek zbatimin e procedurave me nënkontraktorët, procesin e testeve laboratorike për kampione të ndryshme materialesh dhe sigurohet që çdo gjë është në përputhje me standardet.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
    Të përmirësojë dhe implementojë procedurat e kompanisë;
    Te ndjeke auditimin e çdo departamenti për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
    Ndjekjen e procesit që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licencuar nga DPSH.
    Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
    Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
    Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjate zbatimit të punimeve
    Hartimin e recepturave për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
    Hartimin e proces-verbaleve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
    Plotësimin e dokumentacionin përkatës të cilësisë çdo objekt;
    Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
    Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
    Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
    Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
    Detyra të tjera që i ngarkohen;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.
    Kualifikime të tjera:
    Të ketë eksperiencë pune në Punime Civile (punime ndërtimi dhe përfundimi);
    Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
    Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
    Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
    Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt « Inxhinier QA/QC »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Cel. : 0674647484
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X