EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: "Jurist/Junior"
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Mbulon detyrat operacionale të departamentit
2. Menaxhon proçesin e shkëmbimit të dokumentacionit dhe arkivimit përkatës në departament:
3. Evidenton dhe njofton departamentin me ndryshimet dhe përditesimet e mundshme ligjore
4. Harton, menaxhon, përditeson, monitoron dosjet ligjore dhe aktet specifike të secilës dosje ligjore;
5. Monitoron komunikimet dhe ecurinë e ndjekjes së çeshtjeve specifike;
6. Përshtat, monitoron kontratat e ndryshme të nevojshme në ecurinë e aktivitetit të biznesit dhe kryen raportimet përkatëse pranë Menaxherit të Dep. Ligjor
Kualifikimet dhe Kërkesat:
1. Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë (mundesisht në një Universitet të Huaj);
2. Të ketë deri në 3 vjet experiencë pune, avantazh experienca dhe njohja e legjislacionit të Shoqërive Tregtare, Administrative, Civile;
3. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
4. Aftesi të shkëlqyera koordinuese dhe të punës në grup;
5. Aftesi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi;
Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në në adresën [email protected] brënda datës 01.12.2023.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
Apliko