Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune JURIST/E

    Tirane, ofroj vend pune JURIST/E
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vite përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune JURIST/E
    DETYRAT KRYESORE:
    Përfaqësimin e shoqërisë pranë institucioneve administrative dhe ndjekja e proçedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritetet shtetërore, për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
    Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj.
    Menaxhon dhe ndjek proçedurat e prokurimit për kompaninë.
    Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjygjësore.
    Harton çdo akt tjetër të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria.
    Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.
    KRITERET KRYESORE:
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
    Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanërisht të Drejtës Civile të Proçedurës Civile, Tregtare, Administrative dhe të Kodit të Punës.
    Të ketë 10 vite përvojë pune të mëparshme si Jurist ose Avokat.
    Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (me çertifikatë).
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
    Të ketë Titull Avokati.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X