Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialisti i Kërkimit të Tregut

    Tirane, ofrohet vend pune Specialisti i Kërkimit të Tregut
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Gjuha
    anglisht
    Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
    Balkan Finance Investment Group, Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
    Pozicioni: Specialisti i Kërkimit të Tregut
    Departamenti: Marketing
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Specialisti i Kërkimit të Tregut është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e të gjitha kërkimeve dhe studimeve të tregut në baza periodike si dhe sipas kërkesave, por pa u kufizuar vetëm në industrinë e Real Estate dhe turizëm. Specialisti i Kërkimit të Tregut duhet të jetë në gjendje të analizojë në mënyrë autonome të dhëna cilësore, tendenca, strategji dhe konkurrencën në rang kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Zhvillimi i kërkimeve periodike dhe sipas kërkesave (AdHoc);
    Monitorim i vazhdueshëm i projekteve të konkurrencës dhe njoftimi në kohë reale mbi zhvillimet përkatëse në treg dhe industri;
    Kërkimi dhe gjetja e bashkëpunëtorëve potencialë për zhvillimin e biznesit brenda dhe jashtë Shqipërie;
    Përgatitja e prezantimeve të ndryshme lidhur me Real Estate dhe fusha lidhur me to;
    Përgatitje e raportimeve lidhur me aktivitetet marketing;
    Konceptimi i pyetësorëve;
    Bashkëpunimi me providers për realizimin e kërkimeve të tregut dhe kërkimeve marketing (mystery shopping, UA survey, etj);
    Zhvillim i detyrave Ad-Hoc sipas kërkesave;
    Cakton fushat e kërkimit për të cilat kompania mund të ketë nevojë për më shumë informacion;
    Mbledh, regjistron dhe analizon të dhënat duke përdorur metoda tradicionale dhe moderne për mbledhjen e tyre;
    Prezanton rezultatet dhe konkluzionet e kërkimit tek palët e interesuara;
    Përdor rezultatet e kërkimit për të përpiluar raporte;
    Bashkëpunon me skuadra të tjera, grupe pune, kompani partnere dhe institucione;
    Kupton objektivat e biznesit dhe harton sondazhe/pyetësorë për të zbuluar perspektivën e preferencave të klientëve
    Eksperiencat e punës:
    Të ketë eksperiencë në kërkime tregu, kërkime marketing.

    Aftësi të tjera:
    Të ketë eksperiencë në përdorimin e teknikave kërkimore;
    Aftësi shumë të mira të menaxhimit të situatave;
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
    Aftësi në menaxhimin e një sërë detyrave njëherazi;
    Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe asaj angleze. Përbëjnë avantazh gjuhët e tjera;
    Njohje e avancuar e programeve kompjuterike Excel dhe PowerPoint;
    Aftësi për të punuar nën presionin e afateve të ngushta dhe volumit të punës;
    Kushtet e Punës:
    Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë Link
    Afati i dorëzimit: 06/01/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    "Bajram Curri" Boulevard,
    ETC Business Center, 8th floor, unit 131-134, Tirana, Albania
    [email protected] | www.balfinrealestate.al
Working...
X