Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh

    Tirane, ofroj vend pune Drejtor Shitjesh
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Hoteleri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Drejtor Shitjesh
    Përshkrim i përgjithshëm:
    Art & Tourism Development Group (ATDG) është në kërkim të një Drejtori të Shitjesh të talentuar dhe të përkushtuar për të udhëhequr strategjitë e shitjes dhe zhvillimit të biznesit në industrinë e hotelerisë. Ky rol është thelbësor për rritjen e numrit të rezervimeve, ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe promovimin e markës sonë si një destinacion i preferuar për pushime dhe biznes.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për të rritur rezervimet në hotel, duke përfshirë segmentet e leisure dhe MICE (Meetings, Incentives, Conferences,
    Events);
    • Krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me agjencitë e udhëtimeve, kompanitë dhe klientët individualë (FIT);
    • Organizimin e prezantimeve dhe pjesëmarrjen në panaire dhe evente të industrisë për të promovuar shërbimet e hotelit;
    • Menaxhimin e buxhetit të shitjes dhe sigurimin e arritjes së objektivave financiare;
    • Monitorimin e trendeve të tregut dhe identifikimi i mundësive për zhvillim të mëtejshëm;
    • Trajnimi ndhe motivimin e ekipit të shitjeve për të siguruar një performancë të shkëlqyer;
    • Hartimin e analizave e raporteve të shitjes për të identifikuar pikat e përmirësimit;
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    • Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
    • Minimumi 3 vite përvojë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në industrinë e hotelerisë;
    • Njohuri të avancuara në strategjitë e shitjeve B2B dhe B2C;
    • Eksperiencë në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët dhe klientët VIP;
    • Njohuri të sistemit të menaxhimit të pronës (PMS) dhe mjeteve CRM;
    • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negociata;
    • Njohuri të mira të tregut lokal dhe ndërkombëtar të turizmit;
    • Aftësi shumë të mira kompjuterike;
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të udhëtuar, sipas nevojës;
    Përfitimet:
    • Punë në një mjedis profesional dhe mikpritës;
    • Mundësi për zhvillim të karrierës në një hotel prestigjioz;
    • Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performance;
    • Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional;
    Të gjithë aplikantët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre të përbërë nga:
    Letër motivimi, referenca ose kontakte për referencat e fundit të punës, CV në adresën e emailit: [email protected], ose të kontaktojnë në numrin e Tel. +355686082912
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, i vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Adresa: Blloku i Banimit "Kodra e Diellit" 2. Tiranë, Shqipëri.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
Working...
X