Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Asistente

    Tirane, ofroj vend pune Asistente
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | Backoffice
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Të përgjithshme
    TCN është kompani shqiptare që operon si
    Integrator Sistemesh të teknologjisë së lartë në Shqipëri,
    Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit.
    Për nevoja të kompanisë
    TCN shpall pozicionin vakant të Asistentes Ekzekutive me kërkesa si mëposhte:
    Info
    Pozicione vakante: 1
    Domain 1: Asistente Ekzekutive
    Kontrata: 1 vit me mundësi kontratë shtesë me afat pa limit
    Gjuha operacionale: Shqip/ Anglisht
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Përgatit informacione/ dokumenta duke kryer transkriptime, formatime, editime, kopje, fax telefonietj.
    Menaxhon postën e përditshme duke zgjedhur kanalin e duhur se kujt duhet t’ja përcjellë, mbledh dhe analizon informacionet për raportime të shkurtra tek ekzekutivët.
    Mbledh, regjistron, protokollon, arkivon dokumentat hyrës –dalës të kompanisë
    Mirëpret vizitorët, në telefon ose në zyrë, duke ju përgjigjur kërkesave të tyre ose duke i orientuar në departamentet përkates.
    Mirëmban axhendën e takimeve, konferencave, telekonferencave, udhëtimeve etj.
    Përgatit dokumenta, raporte dhe përkthime
    Mirëmban inventarin e pajisjeve kancelarike dhe të konsumueshmeve të zyrës.
    Punë të tjera administrative të caktuara sipas nevojave të kompanisë
    Kërkesat e detyrueshme/ Aftësi
    Diplomë Universitare/ Kurse administrimi
    Njohuri të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqip
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
    Njohuri në menaxhim dokumentacioni
    Njohuri shumë të mira në MS Office
    Aftësi organizative, monitoruese dhe multitask
    Aftësi komunikimi, PR, etike
    Eksperiencë pune mbi 5 vjet
    Referenca pune
    Pritshmërite
    Gjatë punës në TCN presim që individi i punësuar:
    Të ketë të qarta detyrat dhe pergjegjësitë
    Të ketë angazhim, përkushtim dhe disponueshmëri
    Të shprehë etike dhe profesionalizëm në punë
    Të përdorë shumë mirë gjuhën angleze
    Të jetë i organizuar, sistematik dhe i vëmendshëm
    Të respektojë dhe zbatojë rregulloret dhe procedurat e brendshme të TCN
    Të jetë ambicioz, miqësor dhe bashkëpunues.
    Të ketë synime për rritje në karrierë brenda kompanisë
    Procedura e aplikimit
    Kandidatët e interesuara mund të shfletojnë web site zyrtar të kompanisë www.tcn.al ku mund tëgjejnë të dhëna të mjaftueshme për kompaninë dhe të aplikojnë duke dërguar E-mail në [email protected] deri në datën 24.12.2024.
    Dokumentat e kërkuara:
    CV e detajuar/Referenca
    Të dhënat personale të kandidatëve do të mbahen rreptësisht konfidenciale.
     
    Apply

    [email protected] | www.tcn.al
Working...
X