Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK, PËRGJEGJËS I PROJEKTEVE

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK, PËRGJEGJËS I PROJEKTEVE
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | Elektronike
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER ELEKTRIK PËRGJEGJËS I PROJEKTEVE
    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS
    Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për zbatimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/ instalimeve elektrike në te gjitha objektet qe kompania zhvillon. Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune Specialistësh Elektrik të përqendruara në këto objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.
    DETYRAT KRYESORE:
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e Specialistëve Elektrik në secilën njësi biznesi.
    Harton planin e zhvillimit dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani.
    Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar.
    Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total.
    Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike.
    Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike.
    Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha objektet.
    Inspekton të gjithë punen/instalimet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme.
    Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit Teknik.
    Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Kompanisë.
    KRITERET DHE AFTËSITË KRYESORE:
    Të ketë Diplomë Master në Inxhinieri Elektrike.
    Të njohë dhe të punojë në programin AutoCad, Microsoft Office.
    Të jetë i paisur me Liçensa Elektrike Profesionale.
    Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e Inxhinierisë Elektrike në kompani ndërtimi.
    Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative.
    Të zotërojë gjuhën angleze.
    Të zotërojë patente klasi B.
    APLIKIMI
    Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected] ose të kontaktojnë tek numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X