Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Shitjeve | Green Coast Hotel - MGallery Collection

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Shitjeve | Green Coast Hotel - MGallery Collection
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    HoteleriMarketingMenaxhim
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Menaxher i Shitjeve
    Departamenti: Shitje dhe Marketing
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Si Menaxher i Shitjeve në Green Coast Hotel – MGallery Collection, ju do të jeni përgjegjës për arritjen e objektivave të të ardhurave të hotelit, për të nxitur biznes të ri dhe për të siguruar që strategjitë e shitjeve të hotelit të përputhen me vizionin e tij për ofrimin e një eksperience të jashtëzakonshme për mysafirët. Ky rol përfshin mbikëqyrjen e operacioneve të përditshme të shitjeve, menaxhimin e një ekipi shitjesh, krijimin e nismave të marketingut me impakt, dhe ruajtjen e marrëdhënieve të forta me klientët kryesorë. Kandidati ideal ka përvojë të gjerë në shitje në hotele luksoze, një rrjet të fortë kontaktesh dhe pasion për ofrimin e eksperiencave unike për mysafirët.
    Mbi MGallery
    MGallery zgjedh prona unike me pasion për t'i mbledhur në një koleksion të veçantë hotelesh, ku përjetohen dhe ndahen histori magjepsëse. Me më shumë se 100 hotele në mbarë botën, secili MGallery rrëfen një histori unike të frymëzuar nga vendndodhja. Nga dizajni i personalizuar dhe miksologjia ndijore, deri te dedikimi ndaj mirëqenies e kujdesi i përditshëm ndaj vetes, hotelet MGallery janë vende ku mysafirët mund të shijojnë një përvojë të pasur udhëtimi.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore
    Rezultatet Financiare:
    • Arrin ose tejkalon të ardhurat e parashikuara dhe objektivat personale/të ekipit të shitjeve, duke maksimizuar fitimin.
    • Merr pjesë në përgatitjen e buxhetit vjetor operativ të departamentit, planit të marketingut të hotelit dhe planit të biznesit, dhe planeve financiare.
    • Zhvillon dhe zbaton strategji shitjesh që nxisin rritjen e matshme të kapacitetit të dhomave, çmimeve mesatare të tyre, shitjet e ushqimeve, pijeve dhe banketeve.
    • Rishikon raportet mujore dhe parashikimet e shitjeve për të analizuar tendencat aktuale/potenciale të tregut dhe shitjeve, dhe koordinon aktivitete për të rritur shtrirjen në treg dhe të ardhurat.
    • Monitoron performancën për të siguruar që objektivat e shitjeve të plotësohen dhe/ose tejkalohen.
    • Organizon dhe udhëheq evente eksluzive dhe fushata shitjesh, si dhe merr pjesë në panaire për të promovuar hotelin tek klientët potencialë dhe për të rritur mundësitë e shitjeve.
    Menaxhimi i Njerëzve:
    • Udhëheq dhe mbikëqyr aktivitetet e përditshme të shitjeve, planifikon punën dhe vendos objektivat e performancës dhe zhvillimit për ekipin e shitjeve.
    • Ofron mentorim dhe feedback të rregullt për të përmirësuar performancën e ekipit, menaxhuar konfliktet dhe njohur arritjet.
    • Edukon, trajnon dhe motivon ekipin e shitjeve për të arritur objektivat e të ardhurave, duke u ofruar atyre mjetet, të dhënat dhe burimet e nevojshme për sukses.
    • Ndërton dhe mban marrëdhënie me klientët kryesorë dhe kontakte të jashtme (p.sh.: mysafirë, linja ajrore, tregtar shumice, agjenci udhëtimi, agjenci reklamash, grupe komuniteti lokal) për të siguruar biznes dhe vazhdimësi të partneriteteve.
    Eksperienca e Mysafirëve:
    • Pajis mysafirët me informacion (p.sh.: programet e besnikërisë, atraksionet lokale, shërbimet e hotelit) për të përmirësuar eksperiencën e tyre.
    • Planifikon aktivitete dhe evente për grupe biznesi e konventa, duke u koordinuar me departamentet e tjera të hotelit për të siguruar ofrimin e shërbimeve dhe përmbushjen e pritshmërive të klientëve.
    • Komunikon informacionin e rëndësishëm dhe nevojat speciale të klientëve VIP, grupeve të mëdha dhe klientëve të tjerë kryesorë te departamentet përkatëse për të siguruar një trajtim sa më të mirë të tyre.
    • Ndërmerr iniciativa për t’u shitur mysafirëve shërbimet, facilitetet dhe ofertat e hotelit për të maksimizuar të ardhurat për mysafir.
    Praktikat e Biznesit të Përgjegjshëm:
    • Identifikon sfidat operacionale që ndikojnë në performancën e shitjeve, dhe bashkëpunon me departamentet e tjera për të implementuar zgjidhje.
    • Punon ngushtë me liderët e biznesit, funksionarët, dhe përfaqësuesit e grupeve të komunitetit lokal për të siguruar ekspozim të lartë të hotelit.
    • Komunikon në mënyrë efektive praktikat e qëndrueshmërisë dhe iniciativat "e gjelbra" të hotelit te klientët potencialë, duke shfrytëzuar këtë informacion për të siguruar biznes të ri.
    • Merr përsipër përgjegjësi shtesë sipas nevojës dhe vepron si menaxher në detyrë kur kërkohet.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë Bachelor në menaxhim biznesi, marketing ose fushë të ngjashme.
    • 4+ vite eksperiencë pune në shitje brenda industrisë së hoteleri-turizmit, me përvojë direkte mbikëqyrëse mbi një ekip.
    • Përvojë në përdorimin e mjeteve CRM për shitjet, paketës Microsoft Office, dhe sistemeve hoteliere për menaxhimin e pronës.
    • Njohuri shumë të mira mbi bizneset lokale dhe trended e biznesit.
    • Njohuri shumë të mira komerciale/biznesi dhe demonstrim të aftësive në shitje.
    • Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze, si në shkrim ashtu edhe në të folur. Gjuhët e tjera janë të preferuara.
    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi.
    • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës, organizim, dhe vëmendje ndaj detajeve.
    • Aftësi të forta për negociata dhe zgjidhjen e problemeve.
    • Aftësi të shkëlqyera analitike, mendimi strategjik dhe aftësi vendimmarrëse.
    • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të arritur objektivat e shitjeve.
    • Aftësi të provuara udhëheqëse dhe menaxhimi ekipi.
    • Inovativ me një pasion për mikpritjen luksoze dhe rritjen e shitjeve.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
    Afati i aplikimit: 09/12/2024
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X