Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtues Njësie Hardware dhe Telco

    Drejtues Njësie Hardware dhe Telco
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | ProgramimIT | TIK | Informatike EkonomikeIT Adminsitrim Rrjeti
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastrukturës IT dhe Telekomunikacionit në pozicionin:
    Drejtues Njësie Hardware dhe Telco​
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Përgjegjës për menaxhimin e Njësisë së Hardware dhe Telco, njësi e cila përfshin stafin NetAdmin si dhe ekipin mbështetës të suportit teknik. Organizon punën e njësisë, siguron aplikimin e procedurave të detajuara dhe ndjek veprimtarinë e njësisë. Siguron mbështetjen e përgjithshme për rrjetin dhe akseset e nevojshme sipas kërkesave dhe shërbimeve për stafin e Bankës, palët e treta, infrastrukturat e tjera të IT, si dhe monitoron dhe raporton cilësinë e shërbimit. Siguron mbështetje hardware dhe software për përdoruesit fundorë të stafit të Bankës në HO dhe degë.
    Ndjek në vazhdimësi zhvillimet e teknologjisë duke u njohur dhe prezantuar ndryshimet në fushën e rrjetit kompjuterik, telefonisë, funksionimit të teknologjive në Cloud, standartizimet dhe praktikat më të mira.
    Përgjegjës për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për të drejtuar shërbimet bankare, duke ndjekur praktikat më të mira të sigurisë dhe rregullat dhe vëzhgimet e nënkuptuara nga ISO.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Veproni si pikë e kontrollit efektiv mbi koordinimin, komunikimin, përshkallëzimin dhe ndjekjen e çështjeve.
    Përcakton nevojat e biznesit për të hartuar, zhvilluar dhe përmirësuar vazhdimisht politikat, proceset dhe procedurat e nevojshme për shërbimet e rrjetit dhe telefonisë.
    Përgjegjës për të siguruar vijimësinë e funksionimin e rrjetit kompjuterik në Data Center primar por edhe Disaster Recovery Site, siguruar asetet e rrjetit, lidhjeve fizike dhe kushteve mjedisore të tyre.
    Përgjegjës për monitorimin e disponueshmërisë së vazhdueshme të Data Center Primar, Disaster Recovery Site dhe OCI dhe rrjetit kompjuterik/linjave që lidhin këto pika.
    Komunikon dhe koordinon aktivitetet me drejtuesin e Departamentit të Infrastrukturës IT dhe Telekomunikacionit, drejtuesin e Divizionit IT, ISO dhe SysAdmin duke siguruar zgjidhjen e problemit ose incidentit në rrjetin kompjuterik, PC ose telefoni.
    Në bashkëpunim me Divizionet dhe Departamentet e tjera të bankës, merr pjesë në hartimin e planeve, zbatimin dhe ndjekjen e projekteve (pjesa e lidhur me IT-në).
    Koordinimi i monitorimit dhe kontrollit të kostos së planifikimit të zbatimit të projekteve në bashkëpunim me njësinë përkatëse të Bankës.
    Kryen kontrolle sigurie në firewall dhe pajisjet e tjera të rrjetit rregullisht siç përshkruhet në manualin e sistemeve të sigurisë së IT.
    Kujdeset dhe kontrollon funksionimin e pajisjeve dhe rrjetit të bankës.
    Kupton shume mire dhe monitoron trafikun e rrjetave te bankes, si edhe perdor paketen e rrjetave te integruara per te konfiguruar dhe kontrolluar gjendjen e rrjetave te paisjeve lokale dhe atyre ne remote.
    Konfiguron dhe miremban pajisjet e rrjetit te bankes si: ips, firewall, switches, modem, telefoni, etj. duke perfshire edhe pajisjet e lokalizuara ne deget/pikat apo agjensite e bankes.
    Kontrollon gjendjen dhe statusin e rrjetit ne paisje si: ips, firewall, switches, modem, telefoni, duke bere modifikimet e nevojshme dhe dokumentimin e cdo ndryshimi.
    Ne bashkepunim me administratorin e sistemeve, dizenjon dhe zbaton konfigurimet LAN/WAN, politikat per deget/agjensite te reja te bankes dhe lidhjen e tyre me zyrat qendrore.
    Miremban rrjetin LAN/WAN me palet e treta per sherbimet qe merr apo jep banka, rakordon, dizenjon, siguron dhe implementon lidhjet me rrjetin e bankes. Mban nje liste te perditesuar te kontakteve me kompanite qe sigurojne mbeshtjetje dhe sherbim per banken.
    Zhvillon dhe perditeson menyren dhe aplikimet per monitorimin e statusit te pajisjeve te rrjetit.
    Zhvillon dhe perditeson dokumentacionin e konfigurimit dhe parametrat te rrjetit te bankes. Permireson procedurat dhe manualet e rrjetit dhe sigurise ku eshte e nevojshme.
    Pajis me informacionin e nevojshem, rreth perdorimit te rrjeteve dhe politikave te sigurise, stafin e degeve UB, specialistet e IT, stafin e contact center ose stafin lokal, duke bere edhe perditesim te procedurave.
    Ndjek dhe rakordon rekomandimet apo kerkesat e ISO per rrjetin LAN/WAN, vulnerabilitetet, versionet e softeve per update apo upgrade, apo pajisjeve te rrjetit dhe sigurise, duke pergatitur edhe raport mbi statusin e rekomandimeve/kerkesave.
    Ndjek dhe rakordon rekomandimet apo kerkesat e Auditit per rrjetin LAN/WAN, duke pergatitur edhe raport mbi statusin e rekomandimeve/kerkesave.
    Pergatit raportet e rrjetit dhe sigurise ne rastet kur kerkohet kontroll periodik, ne rast te evidentimit te nje aktiviteti jo normal apo ne rastet e ndonje sulmi.
    Sigurohet dhe kujdeset qe te kryhen dhe ruhen rregullisht e periodikisht log-et dhe backup-et e pajisjeve te rrjetit.
    Konsulton në vijimësi buletinet e sigurisë në internet dhe referuar tyre realizon, aplikon dhe kryen korrigjimet e ofruara nga Cisco, Fortinet, etj. Aplikon këto korrigjime dhe përditësime në Infrastrukturën e IT të Bankës.
    Profili Individual:
    Edukimi: Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose një fushë të ngjashme.
    Eksperienca: Minimumi 5 vite eksperiencë në infrastrukturën e rrjeteve kompjuterike (konfigurime Firewall, Routers Switches, Wireless), me të paktën 2 vite në një pozicion udhëheqës ose mbikëqyrës.
    Aftësi Teknike:
    Certifikim profesional në administrimin e rrjetit, si CCNA, CCNP, apo të ngjashme.
    Kuptim i plotë i protokolleve të rrjetit, duke përfshirë TCP/IP, DNS, DHCP dhe VLAN.
    Përvojë me protokollet dhe mjetet e sigurisë së rrjetit, si firewall, sistemet e zbulimit dhe parandalimit të ndërhyrjeve dhe VPN-të, është plus.
    Përvojë me mjetet e monitorimit të rrjetit.
    Përvojë me teknologjitë e virtualizimit të rrjetit, si VMware ose Hyper-V, është plus.
    Njohuri të forta në konceptet e rrjetit kompjuterik, harduerin dhe teknikat e zgjidhjes së problemeve.
    Eksperiencë me sistemet e tiketave/biletave dhe mjetet e mbështetjes nga distanca.
    Aftësi Udhëheqëse: Aftësi të provuara për të udhëhequr dhe motivuar një ekip mbështetjeje teknike.
    Aftësi në Shërbimin ndaj Klientit/përdoruesve: Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi, me një qasje të fokusuar në klientin.
    Aftësi për Zgjidhjen e Problemeve: Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve, me aftësinë për të trajtuar çështje teknike komplekse.
    Certifikata: CCIE, është plus.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 04 Dhjetor 2024:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre.
    Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected]
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X