Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Team Leader për Suportin e Sistemeve Satelitore

    Team Leader për Suportin e Sistemeve Satelitore
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | ProgramimInxh. Elektrike | Elektronike
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Aplikacioneve IT dhe Zhvillimeve në pozicionin:
    Team Leader për Suportin e Sistemeve Satelitore​
    Qëllimi i përgjithshem i punës:
    Ky pozicion ka për qëllim ofrimin e një mjedisi të sigurt dhe të besueshëm për funksionimin e shërbimeve bankare, duke ndjekur praktikat më të mira të sigurisë dhe rregullat dhe vëzhgimet e vendosura nga ISO. Team Leader organizon punën në njësi, siguron politika dhe procedura të detajuara per njësinë gjithashtu ndjek aktivitetit dhe performancën e njësisë. Team Leader ka për qëllim zbatimin e përditësimeve dhe rregullimeve të transmetuara për Sistemet Satelitore. Eshtë përgjegjës për parametrizimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve te eksperiencës digjitale, softuerëve satelitorë të shërbimeve bankare dhe ndërfaqeve te ndryshme. Duhet të jetë koherent në ndjekjen e zhvillimeve teknologjike dhe prezantimin e ndryshimeve në fushën e teknikave të testimit, proceseve të përmirësimit dhe migrimit.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Përgjegjës për menaxhimin e Suportit te Sistemeve Satelitore.
    Supervizon kryerjen e mirëmbajtjeve e parametrizimeve ne Sistemet Satelitore të bankës.
    Drejton njësinë në ofrimin e zgjidhjeve për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja përmes parametrizimeve dhe konfigurimeve
    Drejton njësinë në monitorimin e performancës së sistemeve dhe propozon përmirësime për të optimizuar funksionalitetin dhe efikasitetin
    Ofron mentorim dhe trajnime për Specialistet e Kanaleve Digjitale për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre teknike
    Dokumenton të gjitha procedurat dhe proceset që njësia ndjek, sipas nevojës dhe frekuencës, për të siguruar një bazë të qëndrueshme njohurish
    Vlerëson kërkesat për mirëmbajtje të software-it që vijnë nga përdoruesit.
    Drejton njësinë në testimin e zgjidhjeve në mjedise testimi dhe aplikimin ne prodhim në përputhje me procedurat në fuqi
    Profili Individual:
    Diplomë Universitare në degën Informatikë, Elektronikë ose fusha të tjera të ngjashme
    Të paktën 3 vite eksperiencë në pozicion senjoriteti të administratorit të sistemeve financiare/bankare core/apo te sistemeve mbeshtetese, me fokus realizimin e kerkesave te biznesit
    I/E aftë të kuptojë ciklin e zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave Oracle, MS SQL Server dhe të jetë familjar me Oracle PLSQL, T-SQL, SQL, J2EE dhe XML
    Eksperiencë me Oracle DB 12c/18c/19c si dhe me programe të raportimit si: SAP BI ose Oracle BI
    Njohuri të mira në sistemet Unix/Linux
    Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese shumë të mira të punës, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve
    I/E aftë të punojë në projekte në grup, sens të lartë përgjeshshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës
    Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me kolegët
    I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe te jetë proaktiv
    Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 04 Dhjetor 2024:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected]
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X