Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Ekzekutiv/e i CEO

    Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Ekzekutiv/e i CEO
    Tirane

    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Asistent Ekzekutiv i CEO
    Departamenti: Zyra Ekzekutive
    Vendndodhja: Tiranë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm​
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Asistenti Ekzekutiv ka një rol kyç në menaxhimin e skedulit të CEO-s, korrespondencës dhe operacioneve ditore, duke ruajtur konfidencialitetin dhe vepruar si një lidhës midis CEO-s dhe palëve të brendshme/të jashtme. Ne po kërkojmë një person proaktiv, i cili punon shumë mirë në mjedise dinamike. Kandidati ideal ka aftësi të shkëlqyera organizative, një nivel të lartë diskrecioni dhe aftësinë të parashikojë nevojat e CEO-s.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    • Mbikëqyr kalendarin e CEO-s, duke planifikuar takime, mbledhje mujore, konferenca dhe angazhime të tjera, dhe siguruar që të gjitha takimet janë të azhurnuara e që konfliktet të zgjidhen.
    • Përgatit dhe shpërndan agjendat, minutat, dhe pikat e veprimit të takimeve/mbledhjeve.
    • Përgatit prezantime dhe dokumente të tjera sipas nevojës për mbledhje ose konferenca.
    • Koordinohet me të gjitha departamentet e kompanisë për të siguruar përgatitjen në kohë të raporteve ditore, javore dhe mujore, duke ndjekur çështjet e hapura, prioritetet e projekteve dhe afatet.
    • Filtron dhe prioritizon kërkesat, përfshirë thirrjet telefonike, email-et dhe korrespondencën drejtuar CEO-s nga palë të brendshme dhe të jashtme, duke siguruar përgjigje të shpejta dhe të përshtatshme.
    • Rishikon, redakton dhe formaton të gjitha dokumentet, raportet dhe komunikimet për nënshkrim nga CEO, duke siguruar përputhshmëri me procedurat e kompanisë dhe ruajtur standarde të larta cilësie.
    • Trajton informacionin sensitiv dhe konfidencial me diskrecion dhe profesionalizëm, duke ruajtur nivelin më të lartë të konfidencialitetit.
    • Planifikon dhe koordinon të gjitha udhëtimet e biznesit, duke përfshirë logjistikën, akomodimin dhe itinerarët.
    • Organizon evente të brendshme dhe të jashtme sipas kërkesave të CEO-s.
    • Vepron si pika kryesore e kontaktit midis CEO-s dhe departamenteve të tjera, si dhe me kompanitë e tjera të grupit, duke siguruar komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm.
    • Kryen kërkime dhe analiza të tregut sipas nevojës për raste biznesi ose vendime strategjike, duke i ofruar CEO-s të dhëna dhe raporte relevante.
    • Ndihmon në përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, rasteve të biznesit dhe analizave financiare, duke paraqitur gjetje të qarta dhe rekomandime me plan veprimi.
    • Menaxhon rrjedhën e dokumenteve zyrtare hyrëse dhe dalëse, dhe sigurohet që ato të jenë të regjistruara, arkivuara dhe të ndjekura siç duhet.
    • Rishikon dhe verifikon raportet financiare, duke siguruar saktësinë e tyre para se të dërgohen te CEO.
    • Ndihmon në përgatitjen e prezantimeve dhe përmbledhjeve financiare.
    • Ndjek dhe menaxhon afatet e projekteve, duke siguruar që stafi dhe palët e jashtme të respektojnë afatet e vendosura nga CEO.
    • Organizon dhe arkivon të gjitha dokumentet e miratuara të biznesit, kontratat dhe regjistrat për një akses sa më të lehtë, si dhe qëllime përputhshmërie.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë Bachelor në menaxhim biznesi, financë ose një fushë të ngjashme.
    • Minimumi 2 vite eksperiencë pune në këtë rol ose role të ngjashme.
    • Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
    • Përvojë në përdorimin e paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook) dhe platformave të tjera si M. Teams, Zoom, etj.
    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi të forta organizative që demonstrojnë menaxhim dhe prioritizim efektiv të detyrave të shumta, me një vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve.
    • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm e investitorët.
    • Aftësi të forta komunikimi me shkrim dhe verbal.
    • Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, për t’u përshtatur me kërkesat e ndryshme dhe për të demonstruar nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit.
    • I aftë për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
    Afati i aplikimit: 22/11/2024
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X