Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher Finance | MGallery

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher Finance | MGallery
    Vlore

    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Menaxher Finance
    Departamenti: Financë
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Si Menaxher Finance në Green Coast Hotel – MGallery Collection, ju do të mbikqyrni të gjitha aspektet financiare të hotelit, duke siguruar planifikim, buxhetim dhe raportim efektiv financiar. Ky rol kërkon një strateg me aftësi të forta analitike dhe pasion për industrinë e hoteleri-turizmit. Menaxheri i Financës ka për detyrë gjithashtu të raportojë në kohë analiza financiare te menaxhmenti për të mundësuar një vendimmarrje efektive, të përgatis të gjitha kërkesat ligjore dhe menaxheriale, dhe të zhvillojë strategji financiare – përfshirë strategjitë IT – për të suportuar rritjen e biznesit. Kryerja e rishikimeve periodike të këtyre strategjive është gjithashtu një përgjegjësi e rëndësishme e këtij roli.
    Mbi MGallery
    MGallery zgjedh prona unike me pasion për t'i mbledhur në një koleksion të veçantë hotelesh, ku përjetohen dhe ndahen histori magjepsëse. Me më shumë se 100 hotele në mbarë botën, secili MGallery rrëfen një histori unike të frymëzuar nga vendndodhja. Nga dizajni i personalizuar dhe miksologjia ndijore, deri te dedikimi ndaj mirëqenies e kujdesi i përditshëm ndaj vetes, hotelet MGallery janë vende ku mysafirët mund të shijojnë një përvojë të pasur udhëtimi.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore
    Menaxhimi Financiar:
    • Krijon, koordinon dhe vlerëson programet financiare, duke mbështetur sistemet e informacionit të kompanisë, përfshirë buxhetimin, planifikimin tatimor, menaxhimin e pasurive të paluajtshme dhe menaxhimin e aseteve.
    • Menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e kompanisë dhe për të siguruar raportim të saktë financiar.
    • Përdor analiza financiare, trende të të dhënave dhe informacion të tregut për të parashikuar nevojat, identifikuar problemet operative dhe financiare, dhe për të rekomanduar veprime për të maksimizuar kthimin financiar.
    • Përgatit buxhetet vjetore operative dhe ofron suport analitik gjatë rishikimeve të buxhetit për të identifikuar mundësi kursimi dhe rritjeje të produktivitetit.
    • Zhvillon dhe implementon procedura financiare, kontabiliteti, faturimi dhe auditimi.
    • Analizon ROI (kthimin mbi investim) për projektet kapitale përpara se të alokohen fondet, dhe vlerëson arritjen e rezultateve të pritshme pas përfundimit.
    • Maksimizon performancën e ‘cash flow’ përmes kontrolleve të inventarit, kreditit dhe mbledhjes, disbursimeve, depozitave dhe transferimeve.
    • Rishikon tarifat dhe rekomandon strategjinë e tarifave te Menaxheri i Përgjithshëm; merr pjesë në mënyrë aktive në takimet për strategjinë e shitjeve.
    Raportimi dhe Përputhshmëria:
    • Koordinon përgatitjen e raporteve financiare, analizave speciale dhe raporteve informuese.
    • Siguron përgatitjen në kohë të raporteve të kërkuara brenda kompanisë dhe Grupit, duke respektuar kalendarin e raportimit.
    • Mban masa të përshtatshme për kontrollin e brendshëm dhe përputhshmërinë me rregulloret e qeverisë dhe marrëveshjet kontraktuale.
    Menaxhimi i Ekipit:
    • Menaxhon aktivitetet ditore të ekipit të financës, planifikon dhe cakton punët, dhe përcakton objektivat e performancës dhe zhvillimit për anëtarët e ekipit.
    • Ofron udhëzime, trajnim dhe feedback të rregullt për të zgjidhur konfliktet, përmirësuar performancën e ekipit, dhe për të njohur performancën e mirë.
    • Edukon, trajnon dhe motivon ekipet e financës dhe kontabilitetit për të arritur objektivat e të ardhurave të hotelit, duke u siguruar akses në mjete dhe të dhëna të tregut të nevojshme.
    • Promovon punën në ekip dhe shërbimin cilësor përmes komunikimit dhe koordinimit të përditshëm me drejtuesit kryesorë të departamenteve.
    • Bashkëpunon me Drejtorin e Departamentit të Financës për përgatitjen e vlerësimeve të performancës dhe propozimin e promovimeve për personelin që tregon rritje profesionale.
    Përvoja e Mysafirëve:
    • I pëgjigjet shpejt kërkesave të mysafirëve në mënyrë miqësore dhe i ndjek ato për të siguruar kënaqësinë e tyre.
    • Sigurohet që praktikat e kontabilitetit mbështesin përvojën e mysafirëve përmes mundësive efektive të pagesave, kontrolleve të inventarit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve financiare.
    Menaxhimi i Projekteve dhe Marrëdhënieve:
    • Menaxhon dhe monitoron periodikisht financimin e projektit dhe marrëdhëniet me bankat.
    • Analizon rrjedhën dhe strukturën e transaksioneve kontabël për të propozuar zgjidhje që përmirësojnë saktësinë dhe efikasitetin në raportimin financiar dhe menaxherial.
    • Ndjek marrëdhëniet me auditorët e jashtëm dhe të brendshëm.
    Përgjegjësi Shtesë:
    • Kryen detyra të tjera që i caktohen; mund të shërbejë edhe si menaxher në detyrë.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë bachelor ose më e lartë në Financë-Kontabilitet, ose një fushë të ngjashme.
    • Preferohen certifikime profesionale në kontabilitet ose financë, me një përvojë në kontabilitetin ose auditimin hotelier, ose zhvillimin e projekteve analitike të lidhura me hotelin, duke përfshirë përvojën në një rol supervizor si Asistent Kontabilist ose të ngjashëm.
    • Njohuri të forta të detyrave të menaxhimit të kontabilitetit, përfshirë negocimin e kontratave të qirasë, përpunimin e pagave, kryerjen e detyrave të menaxhimit të aseteve; ofrimin e projeksioneve të biznesit, analizën e zhvendosjes dhe përgatitjen e raporteve të qeverisë dhe deklaratave tatimore.
    • Njeh shkëlqyeshëm Financa 5 dhe sisteme të tjera financiare, si dhe paketën Microsoft Office.
    • Zotëron shkëlqyeshëm gjuhën vendase dhe atë angleze; gjuhët e tjera janë një plus.
    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi të forta komunikimi verbal dhe të shkruar, duke shpjeguar informacionin kompleks financiar qartë.
    • Aftësi për të analizuar të dhënat financiare dhe trendet e tregut për të informuar vendimet strategjike.
    • Qasje proaktive në identifikimin dhe zgjidhjen e çështjeve financiare.
    • Nivel i lartë saktësie dhe kujdesi në raportimin financiar dhe përputhshmërinë.
    • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të projekteve, i orientuar drejt objektivave, me aftësinë për të përmbushur afatet.
    • I përkushtuar për të përmirësuar përvojën e mysafirëve përmes menaxhimit efektiv financiar.
    • Aftësi të provuara në menaxhimin dhe zhvillimin e një ekipi, duke promovuar një kulturë ekselence dhe bashkëpunimi.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
    Afati i aplikimit: 17/11/2024
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X