Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune JURIST/E (Për kompani ndërtimi)

    Tirane, ofroj vend pune JURIST/E (Për kompani ndërtimi)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
    Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin: JURIST/E (Për kompani ndërtimi)​
    Përshkrimi i Përgjithshëm:
    Juristi është përgjegjës për mbulimin e të gjitha aspekteve ligjore të veprimtarisë së kompanisë përveç përfaqësimit në gjykatë. Pozicioni përfshin formulimin e kontratave dhe sigurimin që ato janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, si dhe mbajtjen e marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për marrjen e licencave dhe lejeve të nevojshme.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Hartimi dhe rishikimi i kontratave që mbulojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kompanisë, duke përfshirë kontratat me furnizues dhe nënkontraktorë.
    Këshillimi i menaxherëve të lartë në çështje ligjore që lidhen me partneritetet dhe marrëveshjet me palë të treta.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për mbikëqyrjen e proceseve të licencimit dhe lejeve.
    Sigurimi që kompania përputhet me të gjitha kërkesat ligjore për ndërtim, duke përfshirë standardet për licencat dhe rregulloret e sigurisë.
    Arkivimi dhe ruajtja e dokumentacionit ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e kompanisë.

    Kualifikimet dhe kërkesat:
    Diplomë universitare në Drejtësi
    Njohuri të thella mbi legjislacionin shqiptar, me fokus në sektorin e ndërtimit dhe të drejtën kontraktuale.( jo detyrimisht nga ndertimi)
    Aftësi të shkëlqyera në formulimin e kontratave dhe komunikim të qartë ligjor.
    Patenta e makinës është e domosdoshme për nevojat e lëvizjeve.

    Aftësitë e kërkuara:
    Aftësi të forta prezantimi dhe artikulimi për të përfaqësuar kompaninë para institucioneve shtetërore dhe partnerëve të rëndësishëm.
    Fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar detyra të ndryshme njëkohësisht.
    Eksperiencë në bashkëpunimin dhe negociatat me palë të treta dhe institucionet shtetërore.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «JURIST/E»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Cel. : 0674647484
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X