Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Pronës Komerciale | Green Coast

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Pronës Komerciale | Green Coast
    Vlore

    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Menaxher i Pronës Komerciale
    Departamenti: Resort
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Si Menaxher i Pronës Komerciale, specifikisht i Lungomares dhe La Vistës në Green Coast, ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive efektive të menaxhimit të pronave, ndërsa mbikëqyrni operacionet e përditshme. Ky rol siguron që Lungomare dhe La Vista të jenë të mirëmbajtura, fitimprurëse dhe të ofrojnë një ambient të sigurt dhe të rehatshëm për tenantët dhe vizitorët, duke përmirësuar eksperiencën e mysafirëve.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    • Komunikimi në mënyrë efektive me tenantët dhe adresimi i nevojave të tyre, përfshirë ankesat dhe kërkesat për mirëmbajtje.
    • Mbikëqyrja e projekteve të tenantëve dhe sigurimi që aktivitetet të fillojnë në kohë.
    • Kryerja e analizave të tregut për të identifikuar dhe tërhequr biznese të suksesshme që përputhen me objektivat strategjikë të resortit dhe janë të përshtatshme për njësitë tona të biznesit.
    • Të siguroheni që njësitë të jepen me qira në kohë, qiratë të mblidhen dhe afatet e pagesës të respektohen.
    • Mbikëqyrja e mirëmbajtjes rutinore dhe bashkëpunimi për riparimet dhe rinovimet e mëdha.
    • Hartimi dhe menaxhimi i buxheteve, duke siguruar rentabilitetin e pronës dhe përputhshmërinë me rregulloret.
    • Të ofroni përditësime të rregullta financiare dhe operacionale, së bashku me rekomandime për përmirësime.
    • Të mirëmbani regjistrat e shërbimeve, të monitoroni kontratat për përputhshmëri dhe të qëndroni të informuar mbi tenantë potencial.
    • Kryerja e inspektimeve të përditshme të pronës dhe koordinimi me ekipet e mirëmbajtjes, pastrimit dhe sigurisë.
    • Të siguroheni për përputhshmërinë me rregulloret lokale, standardet e sigurisë dhe politikat e resortit, si dhe kryeni inspektime e auditime të rregullta të objekteve/shërbimeve.
    • Organizimi i takimeve, monitorimi i KPI-ve dhe sigurimi që njësitë të dorëzohen në kohë te tenantët.
    • Bashkëpunimi me marketingun për të rritur fluksin e vizitorëve dhe për të hartuar rregullat operacionale.
    • Përgatitja e raporteve të rregullta mbi performancën e pronës dhe kryerja e inventarizime të aseteve çdo vit.
    • Organizimi i turneve të stafit dhe monitorimi i performancës.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë Bachelor në menaxhim biznesi ose fusha të ngjashme. Diploma Master është një plus.
    • Minimumi 3 vite eksperiencë në menaxhimin e pronave ose fusha të ngjashme.
    • Aftësi të provuara në menaxhimin e buxheteve dhe raporteve financiare në mënyrë efektive.
    • Njohuri shumë të mira mbi sistemet e menaxhimit të pronave dhe të dhënave, si dhe paketën M. Office.
    • Njohuri të konsoliduara mbi operacionet, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e objekteve.
    • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera është një avantazh.
    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
    • Aftësi shumë të mira në negociata dhe zgjidhjen e problemeve.
    • Aftësi të shkëlqyera për të menaxhuar disa detyra paralelisht, për të prioritizuar përgjegjësitë dhe përmbushur afatet.
    • I orientuar drejt objektivave, me fokus në cilësi dhe profesionalizëm.
    • Pozitiv, i përkushtuar dhe i aftë të punojë nën presion.
    • Aftësi për të udhëhequr, motivuar dhe zhvilluar një ekip.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
    Afati i aplikimit: 06/11/2024
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X