Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 Qyteti Studenti | Sauk



    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Grupi Kastrati është një shoqëri private shqiptare e themeluar në vitin 1991, e cila operon në më shumë se 6 indushtri në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke punësuar më shumë se 3’500 punonjës. Gjerësisht i njohur si lider i tregtimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë, Kastrati operon edhe në: industrinë e sigurimeve, ndërtim dhe real-estate, turizëm urban, industrinë e rishitjes së automjeteve, retail, reklamim, etj. Grupi Kastrati njihet si një partner i besuar biznesi i cili përkushtohet të ofroj shërbime dhe produkte të cilësisë më të mirë, risi dhe inovacion, si edhe kontribut të vlefshëm në komunitetet ku vepron.
    Pozicioni I Punës:Inxhinier Ndërtimi
    Departamenti:Kastrati Group Sh.a
    Vendi i Punës:Tiranë/Sauk
    Përshkimi i shkurtër i pozicionit të punës:
    Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit per te siguruar ekzekutimin teknik te punes.
    Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor & Tekniko-Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
    Kryen një numër të madh te detyrave inxhinierike në terren që perfshijne monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
    Siguron që te gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje
    me standardet e cilesisë.
    Kryen testime dhe inspektime të hërepashërshme brenda proçedurave të miratuara.
    Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me proçedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
    Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vleresimin e progresit.
    Mirëmban një regjistër të perditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
    Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
    Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
    Kualifikime dhe Kërkesa:
    Diplome ne Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit/Hidroteknik
    Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 5 deri në 7 vite.
    Të zoterojë mirë programin AUTOCAD,si dhe të ketë njohuri te Paketës Office;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
    Të ketë njohuri shume të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
    Të gjithë të interesuarit të dërgojne aplikimin e tyre ne e-mail: [email protected]
     
    Apply

Working...
X